Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se, ekonomia shqiptare vazhdon të rimëkëmbet gradualisht nga një periudhë e gjatë me rritje të ngadaltë, si pasojë e politikave të kujdesshme dhe rikthimit të besimit.
Sipas FMN-së, autoritetet shqiptar kanë ndërmarrë një sërë reformash ambicioze dhe të vështira, si reforma e pensioneve, ajo e energjisë dhe pagesa e borxheve të vjetra, të cilat kanë dhënë efekte pozitive duke përmirësuar gjendjen financiare të vendit.
Por, edhe pse vlerëson me nota pozitive progresin në pjesën dërrmuese të rekomandimeve, FMN vëren se reformat për përmirësimin e klimës së biznesit dhe uljen e kredive të këqija kanë pasur një ecuri të pamjaftueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto