Lidershipi dhe arti i te folurit ne publik - Business Magazine Albania

Lidershipi dhe arti i te folurit ne publik


LIDERSHIPI DHE ARTI I TE FOLURIT NE PUBLIK
(25-28 Qershor)

Ky trajnim zhvillon potencialin e te folurit ne publik, lufton friken dhe ndrojtjen qe kemi per te dale perpara nje audience dhe e kthen ate ne nje emocionalitet pozitiv per t’i frymezuar njerezit ne rrugen drejt drejt ndryshimit, per te realizuar qellimet tona te perbashketa.

Metodika dhe estetika e te folurit ne publik, diksioni, cilesia e zerit, ritmi, rezonanca, tingujt e gjuhes, artikulimi i zanoreve, intonacioni, analiza logjike e frazes dhe tekstit, krijimi i vizionit, fjala, mikrofoni dhe frymezimi, monologu, muzikaliteti i fjalimeve, prezantimi i suksesshem i projekteve do jene ne qender te ketij trajnimi.

Nje trajnim tre ditor qe u sherben te gjithe atyre qe punojne ne sektorin publik dhe privat, ne biznese, parti politike politike, gazetari, art e kultures dhe qe duan te permiresojne aftesite e tyre komunikuese dhe te te folurit ne publik.

FINALIZIMI:
Certifikate trajnimi ne “Lidership dhe Artin e te Folurit ne Publik”

TARIFA: 65€ (55€ per ata me master, 45€ per te gjithe te diplomuarit e Institutit te Lidershipit).

KOHEZGJATJA: 3 dite

ORARI:
E shtune, 25 qershor, ora 9.30-12.30
E diele, 26 qershor, ora 9.30 – 12.30
E marte, 28 qershor, ora 18.00-21.00

REGJISTRIMET:
Tek zyrat tona ne Bllok, nga e hena ne te premte ora 10.30-14.00

KONTAKTI:
Email: info@lidership.al
Tel.: 0696077881

 

———————————————————

BIO-t E LEKTOREVE

ROLAND LAMI (PhD) – lektor lidershipi, zv. Dekan dhe Pergjegjes i Departamentit te Shkencave Sociale te Aplikuara prane Universitetit Europian te Tiranes, me nje pervoje mesimdhenese dhe trajnuese 15 vjecare ne Universitetin e Tiranes, UET, Albanian University dhe kompani biznesi. Ai mban titullin e Doktorit te Shkencave ne Sociologji nga Universiteti i Tiranes.

Per nje kohe te gjate, Roland Lami, ka punuar si trajnues i pajtuar nga nje sere bankash te nivelit te dyte si: Raiffeisen Bank, Tirana Bank, Union Bank, Veneto Bank etj., si dhe nga nje numer institucionesh dhe organizatash te ndryshme si: PNUD, PARSH, EDEM, Partners Albania, Chemonics International, EPTA, RASP, ISTUD, ILTIS, Diakoni Agapes, DANIDA, etj.

Roland Lami eshte i certifikuar si trajnues ne Ligjerim Publik, Vendimmarrje, Zgjidhje problematikash, Zgjidhje e konflikteve ne grup etj. nga organizata te huaja qe operojne ne fushen e lidershipit dhe menaxhimit te biznesit.

Eshte autor i disa librave si “Komunikimi dhe Marrëdhëniet Shoqërore”, “Njohuritë bazë të kërkimit në shkencat sociale”, dhe bashkeautor i “Identity of Political Parties in Albania – during the period 1990 – 2013″. Gjithashtu eshte autor i mbi 30 artikujve shkencore ne revista prestigjioze brenda dhe jashte vendit.

———————————————————

SONILA KAPIDANI ka nje pervoje mesimdhenese 10 vjecare si pedagoge e Fjalës Artistike dhe Regjisë, ne Fakultetin e Artit Skenik, pranë Universitetit të Arteve ne Tirane.

Ajo eshte aktualisht lektore e Komunikimit Publik pranë Universitetit Europian të Tiranës. Nder vite Sonila Kapidani ka ofruar trajnime të te rinjve dhe profesionisteve ne arte, media dhe shoqeri civile mbi teknikat e te folurin ne publik dhe etikën e komunikimit.

Sonila Kapidani ka nje eksperience mbi dhjete vjeçare si Regjisore dhe drejtuese projektesh teatrore, implikimesh ne shoqerine civile si drejtuese dhe koordinatore projektesh me partnere nderkombetare mbi trashegimine kulturore dhe fushatash kombetare per afrimin e publikut me artin, skenen dhe kulturen shqiptare.

Ne background-in e saj arsimor perfshihet diplomimi ne Arte/Muzike ne Selanik te Greqise, diplomimi si regjisore teatri ne Universitetin e Arteve ne Tirane, kualifikime nderkombetare mbi teatrin dhe te folurit ne publik, si dhe studimet master në Trashëgimi Kulturore dhe Antropologji prane Qendres se Studimeve Albanologjike.

Sonika Kapidani eshte autore e librit “Metodika për estetikën e të folurit” (një udhëzues për të folurit në publik), si dhe e nje sere artikujsh të ndryshem shkencore me fokus komunikimin dhe edukimin.

———————————————————

ERION PICIRI (PhD) – drejtor i Institutit te Lidershipit, i fokusuar ne kerkime, konsulence dhe trajnime ne ceshtjet e lidershipit, politikave publike, qeverisjes dhe fushatave zgjedhore. Pergjate viteve ai ka dhene konsulence politike, institucionale dhe elektorale. Duke filluar nga tetori 2015 ai drejton edhe Qendren per Lidership dhe Qeverisje Demokratike prane Albanian University ne Tirane. Pjesemarres i perjavshem i emisionit ‘Leadership’, cdo te hene dhe enjte ora 20.00 tek UTV News.

Background-i i tij akademik dhe profesional eshte pasuruar me nje eksperience tre vjecare ne SHBA, ku u diplomua ne Universitetin Fordham te New York-ut, Sh.B.A., ne Shkenca Politike – (Master of Arts) Zgjedhje dhe Manaxhim Fushatash, si dhe kreu disa graduate courses per Government & American Politics ne Universitetin e Harvardit. Ne Mars 2011 (Washington D.C.), vleresohet me nje cmim nga Shoqata Amerikane e Keshilltareve Politike.

Me heret, pergjate viteve 2008 deri ne 2010, ai ka mbajtur detyren e Drejtuesit te Departamentit te Shkencave Politike & Administrative, si dhe zv. Rektorit per Politika dhe Zhvillim Institucional ne Albanian University.

Ne vitin 2007 ka marre titullin e Doktorit te Shkencave ne Bukuresht, Rumani, me tezen: “The Decision-Making Process at the Level of Public Health Policy”. Nga viti 2003 deri me 2007 ka qene kerkues shkencor prane Departamentit te Menaxhmentit dhe Politikave te Shendetit Publik ne UMF “Carol Davila”, ne Bukuresht.

Me heret Erion Piciri, ka kryer studimet bachelor ne Shkenca Politike ne Bukuresht, ku eshte diplomuar gjithashtu ne studimet master ne Komunikim Politik. Marketing Elektoral dhe Politik. Ne formimin e tij akademik perfshihen edhe studime te tjera masterale dhe pasuniversitare ne Shkenca Administrative, Studime Europiane, Studime mbi Sigurine, Drejtesi dhe Menaxhim. Ai ka publikuar ne rumanisht: Politikat Publike si dhe Imazhi i Institucioneve Publike.

Ne pervojen e tij mesimdhenese dhe trajnuese perfshihen Politikat e Krahasuara, Komunikimi Politik dhe Marketingu Institucional, Qeverisja, Fushatat Elektorale dhe Lidershipi Politik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0