(29 Qershor – 3 Korrik)
Ky trajnim perqendrohet tek profili i lidershipit politik, tek rritja e potencialit elektoral te nje kandidati, percaktimi i rrugetimit drejt fitores se zgjedhjeve, planifikimi i fushatave, targetimi elektoral, investigimi i kandidateve tane dhe kundershtare, sondazhet dhe analizimet e te dhenave, mesazhi dhe pozicionimi ne tregun e ideve politike, fitimi i mass-medias, sjelljet e votuesve, projektimin e imazhit te kandidateve dhe partive politike, komunikimin publik, marketingun politik dhe institucional.
Nje trajnim i nevojshem per te gjithe ata qe merren apo duan te merren me politike, fushata elektorale, keshillim dhe strategji zgjedhore, qe duan te kandidojne ne parti, poste publike apo duan te ndertojne nje karriere te konsoliduar ne hapsiren publike. Trajnimi eshte nje investim i vyer edhe per studentet e shkencave sociale, lektoret e rinj te fushes dhe gazetaret politike.
FINALIZIMI:
Certifikate trajnimi ne “Lidership Politik dhe Menaxhim te Fushatave Elektorale”
TARIFA: 65€ (55€ per ata me master, 45€ per te gjithe te diplomuarit e Institutit te Lidershipit).
KOHEZGJATJA: 3 dite
ORARI:
E merkure, 29 qershor, ora 18.00-21.00
E shtune, 2 korrik, ora 9.30-12.30
E diele, 3 korrik, ora 9.30-12.30
REGJISTRIMET:
Tek zyrat tona ne Bllok, nga e hena ne te premte ora 10.30-14.00
KONTAKTI:
Email: [email protected]
Tel.: 0696077881
———————————————————
BIO-t E LEKTOREVE
ROLAND LAMI (PhD) – lektor lidershipi, zv. Dekan dhe Pergjegjes i Departamentit te Shkencave Sociale te Aplikuara prane Universitetit Europian te Tiranes, me nje pervoje mesimdhenese dhe trajnuese 15 vjecare ne Universitetin e Tiranes, UET, Albanian University dhe kompani biznesi. Ai mban titullin e Doktorit te Shkencave ne Sociologji nga Universiteti i Tiranes.
Per nje kohe te gjate, Roland Lami, ka punuar si trajnues i pajtuar nga nje sere bankash te nivelit te dyte si: Raiffeisen Bank, Tirana Bank, Union Bank, Veneto Bank etj., si dhe nga nje numer institucionesh dhe organizatash te ndryshme si: PNUD, PARSH, EDEM, Partners Albania, Chemonics International, EPTA, RASP, ISTUD, ILTIS, Diakoni Agapes, DANIDA, etj.
Roland Lami eshte i certifikuar si trajnues ne Ligjerim Publik, Vendimmarrje, Zgjidhje problematikash, Zgjidhje e konflikteve ne grup etj. nga organizata te huaja qe operojne ne fushen e lidershipit dhe menaxhimit te biznesit.
Eshte autor i disa librave si “Komunikimi dhe Marrëdhëniet Shoqërore”, “Njohuritë bazë të kërkimit në shkencat sociale”, dhe bashkeautor i “Identity of Political Parties in Albania – during the period 1990 – 2013″. Gjithashtu eshte autor i mbi 30 artikujve shkencore ne revista prestigjioze brenda dhe jashte vendit.
———————————————————
SONILA KAPIDANI ka nje pervoje mesimdhenese 10 vjecare si pedagoge e Fjalës Artistike dhe Regjisë, ne Fakultetin e Artit Skenik, pranë Universitetit të Arteve ne Tirane.
Ajo eshte aktualisht lektore e Komunikimit Publik pranë Universitetit Europian të Tiranës. Nder vite Sonila Kapidani ka ofruar trajnime të te rinjve dhe profesionisteve ne arte, media dhe shoqeri civile mbi teknikat e te folurin ne publik dhe etikën e komunikimit.
Sonila Kapidani ka nje eksperience mbi dhjete vjeçare si Regjisore dhe drejtuese projektesh teatrore, implikimesh ne shoqerine civile si drejtuese dhe koordinatore projektesh me partnere nderkombetare mbi trashegimine kulturore dhe fushatash kombetare per afrimin e publikut me artin, skenen dhe kulturen shqiptare.
Ne background-in e saj arsimor perfshihet diplomimi ne Arte/Muzike ne Selanik te Greqise, diplomimi si regjisore teatri ne Universitetin e Arteve ne Tirane, kualifikime nderkombetare mbi teatrin dhe te folurit ne publik, si dhe studimet master në Trashëgimi Kulturore dhe Antropologji prane Qendres se Studimeve Albanologjike.
Sonika Kapidani eshte autore e librit “Metodika për estetikën e të folurit” (një udhëzues për të folurit në publik), si dhe e nje sere artikujsh të ndryshem shkencore me fokus komunikimin dhe edukimin.
———————————————————
ERION PICIRI (PhD) – drejtor i Institutit te Lidershipit, i fokusuar ne kerkime, konsulence dhe trajnime ne ceshtjet e lidershipit, politikave publike, qeverisjes dhe fushatave zgjedhore. Pergjate viteve ai ka dhene konsulence politike, institucionale dhe elektorale. Duke filluar nga tetori 2015 ai drejton edhe Qendren per Lidership dhe Qeverisje Demokratike prane Albanian University ne Tirane. Pjesemarres i perjavshem i emisionit ‘Leadership’, cdo te hene dhe enjte ora 20.00 tek UTV News.
Background-i i tij akademik dhe profesional eshte pasuruar me nje eksperience tre vjecare ne SHBA, ku u diplomua ne Universitetin Fordham te New York-ut, Sh.B.A., ne Shkenca Politike – (Master of Arts) Zgjedhje dhe Manaxhim Fushatash, si dhe kreu disa graduate courses per Government & American Politics ne Universitetin e Harvardit. Ne Mars 2011 (Washington D.C.), vleresohet me nje cmim nga Shoqata Amerikane e Keshilltareve Politike.
Me heret, pergjate viteve 2008 deri ne 2010, ai ka mbajtur detyren e Drejtuesit te Departamentit te Shkencave Politike & Administrative, si dhe zv. Rektorit per Politika dhe Zhvillim Institucional ne Albanian University.
Ne vitin 2007 ka marre titullin e Doktorit te Shkencave ne Bukuresht, Rumani, me tezen: “The Decision-Making Process at the Level of Public Health Policy”. Nga viti 2003 deri me 2007 ka qene kerkues shkencor prane Departamentit te Menaxhmentit dhe Politikave te Shendetit Publik ne UMF “Carol Davila”, ne Bukuresht.
Me heret Erion Piciri, ka kryer studimet bachelor ne Shkenca Politike ne Bukuresht, ku eshte diplomuar gjithashtu ne studimet master ne Komunikim Politik. Marketing Elektoral dhe Politik. Ne formimin e tij akademik perfshihen edhe studime te tjera masterale dhe pasuniversitare ne Shkenca Administrative, Studime Europiane, Studime mbi Sigurine, Drejtesi dhe Menaxhim. Ai ka publikuar ne rumanisht: Politikat Publike si dhe Imazhi i Institucioneve Publike.
Ne pervojen e tij mesimdhenese dhe trajnuese perfshihen Politikat e Krahasuara, Komunikimi Politik dhe Marketingu Institucional, Qeverisja, Fushatat Elektorale dhe Lidershipi Politik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.