Teksa norma e papunësisë erdhi në një trend ulje në tremujorin e parë të 2016, një tregues që INSTAT publikoi për herë të parë, tregon që qytetet e Vlorës dhe Tiranës kanë papunësinë më të lartë në vend në krahasim mesataren në shkallë vendi prej 16.9 për qind.
Papunësia e lartë në kryeqytet duket se po pasqyron presionin fiskal mbi njësitë e shërbimeve, ndaj të cilave janë dyfishuar taksat lokale këtë vit. Tirana e ka të bazuar punësimin 69.4% në sektorin e shërbimeve, 25.7 për qind në industri dhe vetëm 4.7% në bujqësi.
Shkalla e lartë e papunësisë në Tiranë, arsyetohet edhe me numrin më të lartë të forcës së punës, pasi vetëm në tremujorin e parë popullsia e kryeqytetit është shtuar me 10 858 persona.
Zhvendosjet popullsisë nga periferitë drejt qendrës së vendit, do të bëjnë Tiranë qytetin me normë pozitive të rritjes së popullsisë ndryshe nga te tjerat, të cilat do të pësojnë rënie të ndjeshme në vitet vijim sipas projeksioneve të popullsisë të INSTAT.
Vlora renditet e para për normën më të lartë të papunësisë me 26.7 për qind, duke u ndjekur nga kryeqyteti me një normë papunësisë 23%. Më tej normat më të lartë të papunësisë i kanë Kukësi, Lezha, Gjirokastra, dhe Durrësi.
Harta rajonale e papunësisë zbardh të dhëna interesante për disa prefektura që në perceptimin e parë shquhen për nivel më të lartë mirëqenies se sa tregojnë shifrat. Të dhënat tregojnë se qytetet me bazë zhvillimin e turizmin të tilla si Durrësi, Vlora dhe Lezha kanë papunësi të lartë mbi mesataren kombëtare.
Ndërsa qarqet që kanë të zhvilluar industrinë e rëndë dhe atë fasone të tilla si Berati, Shkodra, Elbasani dhe Fieri kanë papunësi më të ulet se mesatarja.
INSTAT publikoi këto ditë për herë të parë treguesit kryesorë të tregut të punës sipas qarqeve.
Instituti i Statistikës sqaroi se llogaritja e treguesve sipas qarqeve u mundësua si pasojë e rritjes së numrit të njësive ekonomike familjare në anketë, nga 5.040 gjatë periudhës 2012-2015 në 7.924 për tremujorin e parë të vitit 2016.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.