Ja përse u gjobit me 350,000 $ Amazon - Business Magazine Albania

Ja përse u gjobit me 350,000 $ Amazon


Shitësi me pakicë online Amazon po përballet me një gjobë prej $ 350,000 (£ 247,000) për shitje kimikatesh të rrezikshme që kanë sjellë plagosjen e punëtorëve të dorëzimit. Administrata e Aviacionit Federal të SHBA (FAA) propozoi gjobën, duke akuzuar firmën se ka shkelur rregullat duke dërguar një fshesë gërryese nga ajri.

Nëntë punonjës UPS u ankuan për djegiet pas trajtimit të pakos pasi substancat kishin rrjedhur, tha autoriteti. Amazon tha se do të punojë me FAA për të përmirësuar proceset e saj.

Sipas autoritetit, Amazon ka dërguar një pako që përmban një enë me elementë kimikatë, në të cilën shkruhej “Amazing! LIQUID FIRE” nga Kentucky në Kolorado nëpërmjet UPS në tetor 2014, raporton TechSot.Al.

“Ndërsa transportohej, disa Liquid Fire patën rrjedhje nëpër kuti. Nëntë punonjës UPS të cilët patën kontakt me kutinë raportohet të kenë patur një ndjesi djegie dhe janë trajtuar me një lavazh kimik,” tha FAA.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0