Google edhe në të kaluarën kishte bërë marrëveshje me brande të ndryshme për emërtimin e versioneve të reja të Android.
Ta zëmë, versioni 4.4 i Android K ishte lançuar si Android KitKat. Ndërsa tani ekziston mundësia që Android N të vijë në versionin final me emrin Android Nutella.
Zëvendës presidenti i Google Android, Hiroshi Lockheimer e ka postuar një cicërimë në Twitter, duke e lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Nutella-n.
Por edhe për pak kohë do të njoftohet nëse Nutella do të jetë emri zyrtar i versionit më të ri të Android.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto