Apple do të ç'aktivizojë Adobe Flash në Safari 10 - Business Magazine Albania

Apple do të ç’aktivizojë Adobe Flash në Safari 10


Inxhinieri i Apple Ricky Mondello ka zbuluar se kompania do të ç’aktivizojë Adobe Flash në Safari 10. Ky është versioni i shfletuesit që do të vijë së bashku me MacOS Sierra këtë vjeshtë.

Nëse ju vizitoni një faqe interneti që përmban si Flash ashtu edhe HTML5, shfletuesi do të vendos për këtë të fundit. Por në qoftë se faqja kërkon Flash për të punuar, atëherë një pyetje e shpejtë do të hapet duke ju kërkuar në qoftë se ju dëshironi ta aktiivizoni atë. Ju mund të zgjidhni ta aktivizoni vetëm për këtë seancë, ose për këtë URL përgjithmonë.

Microsoft dhe Google kanë kohë që janë distancuar nga Flash, gjithashtu. Edge shfaq Flash vetëm në qoftë se është një element qendror në atë faqe që ju po vizitoni, ndërsa Chrome ka nisur bllokimin e reklamave Flash që vitin e kaluar.

Sa i përket pjesës mobile, Apple njoftoi tek WWDC se po kërkon që të gjitha aplikacionet e iOS të lidhen në internet nëpërmjet HTTPS nga 1 Janar 2017. Kjo do të thotë se zhvilluesve do tu duhet të kalojn në një tipar që Cupertino lançoi me iOS 9 të quajtur App Transport Security. ATS nxit aplikacionet të përdorin një rrjet të sigurtë për të mbajtur të dhënat tuaja të sigurt.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0