Intervistat për punë janë gjithmonë të parehatshme, pasi ato ngjallin një ndjenjë frike dhe shqetësimi. Ndaj, pa marrë parasysh përgatitjen dhe aftësitë, të gjithë kanë frikë se do të thonë diçka pa lidhje kur u shtrohet për shembull kjo pyetje: “Çfarë ju bën juve të përshtatshëm për këtë pozitë?” Po, sikur të merreni në pyetje nga një biznesmen miliarder, si do të reagonit?
Duke folur për ‘New York Times’, miliarderi 33-vjeçar, Drew Houston – që është themelues i Dropbox – ka zbuluar pyetjet të cila ua parashtron kandidatëve potencialë që konkurrojnë për punë, transmeton Telegrafi.
Këto janë pyetjet e tij të preferuara:
“Kush është më i miri në botë, në punën që ju e bëni, dhe nga kush keni ndikim?”
“Çfarë keni mësuar gjatë muajit të kaluar?”
“Sikur të ktheheshit dhjetë vite pas, çfarë këshille do t’i jepnit vetes suaj më të re?”
“Cilat janë mësimet më të mira, që i keni përvetësuar?”
Me anë të këtyre pyetjeve, ai pretendon të zgjedh personat e duhur, që me të vërtetë e duan punën për të cilën konkurrojnë.
“Personat e suksesshëm, janë vetëm ata që dinë ta ndajnë të mirën nga e përkryera”, ka thënë miliarderi Houston.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.