Pas lajmit se pronari i Tesla Model S ngau makinën me sukses nëpërmjet një tuneli të përmbutyr nga shirat në Kazakistan, Elon Musk zbuloi në Twitter se Modeli S aktualisht noton “mjaftuesshëm mirë për ta kthyer atë në barkë.”
Ndërsa Musk nuk ia rekomandon askujt ta provojë këtë, ai thotë se mund të funskionojë për “periudha të shkurtra kohe”.
Nëse nuk e besoni, mjafton të klikoni videon ku mund të shihni makinën e Musk të rrëshqasë lehtësisht në ujëra, duke lënë pas automjetet e tjera.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.