Destinacioni turistik i shqiptarëve mbetet Turqia - Business Magazine Albania

Destinacioni turistik i shqiptarëve mbetet Turqia


Situata politike dhe kërcënimet për terrorizëm kanë lënë indiferentë shqiptarët, që të joshur nga çmimet e ulëta kanë rritur kërkesën për të kaluar pushimet në Turqi.

Ulja e çmimeve të paketave turistike, deri edhe me 50% po tërheq shqiptarët që të zgjedhin të pushojnë në qytetet bregdetare të Turqisë. Agjencitë thonë se kërkesa për të prenotuar në restortet e tipit all dhe ultra inclusive do të shënojë kulmin e saj në periudhën pas datës 14 korrik e deri në fund të muajit gusht.

Duket se shqiptarët do të “zëvendësojnë” rusët që deri dje kanë qenë një nga tregjet më të mëdha furnizuese të Turqisë së bashku me Gjermaninë. (Konflikti mes Rusisë dhe Turqisë lindi për shkak të një patrullimi ajror të palajmëruar të një avioni ushtarak turk në zonën ruse). Por, një tjetër shkak i reduktimi të numrit të turistëve perëndimor ka të bëjë me sulmet e shpeshta të ISIS në Turqi, gjë e cila ka shkaktuar frikë dhe panik. Megjithatë ato janë përqëndruar kryesisht në Stamboll dhe nuk kanë prekur zonat bregdetare.

Drejtuesi i agjencisë Tour Albania, Xhimi Lama thotë se Turqia, është një destinacion i konsoliduar nga shqiptarët dhe kërkesa nuk pritet të ulet, ca më tepër kur ofertat që po reklamohen nga resortet turke janë tërheqëse.

Për drejtuesen e agjencisë “Sava Tours”, Turqia këtë vit shënon rritje të ndjeshme në prenotime, pasi, sipas saj, tarifat e akomodimit në resorte janë ulur mesatarisht me 20-25% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqiptarët në Turqi preferojnë të prenotojnë në resorte me katër e pesë yje dhe me shërbime all apo edhe ultra all inclusive. Antalia është destinacioni kryesor, duke u ndjekur nga Kemeri, Bodrumi e Alania. Koha e qëndrimit llogaritet mesatarisht nga 7 në 10 net.

“Për prenotimet e kësaj periudhe, në Kemer ka pasur oferta hotelesh që kanë zbatuar deri edhe në 70% ulje të çmimeve. Një paketë për qëndrim në hotel me pesë yje për 7 ditë është ofruar me një çmim prej 258 euro/personi, në një kohë kur vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, kjo shifër ishte rreh 500 euro/person”, thonë drejtuesit e agjencisë ATHS.

/Monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0