Të famshmit mund të bisedojnë me fansat me anë të këtij aplikacioni të Twitter - Business Magazine Albania

Të famshmit mund të bisedojnë me fansat me anë të këtij aplikacioni të Twitter


Për të ndihmuar të famshmit, figurat publike dhe influencuesit e tjerë që janë shumë të angazhuar me audiencën e tyre, Twitter ka sjellë një aplikacion të ri të pavarur që ofron një shërbim të dobishëm. Aplikacioni i quajtur në mënyrë të përshtatshme ‘Engage’ (Angazhohu) është i ndarë në tre seksione kryesore. Së pari, ka një seksion që ju lejon ju të dini kur dikush i verifikuar ju ndjek, ose ju përmend në një Tweet. Gjithashtu është edhe një seksion “Understand” e cila tregon pëlqimet, retweets, përmendjet, përshtypjet dhe më tepër.

Për detaje mbi tweet-et individuale, tab-i “Posts” ofron numra më specifike. Aplikacioni Engage nuk shfaq një timeline. Ndryshe nga aplikacionet e tjera, Engage do të jetë e hapur për të gjithë përdoruesit dhe jo vetëm për llogaritë e verifikuara. Ky është një koncept i ngjashëm me aplikacionin Facebook Mentions e cila ndihmon “figurat publike” të qëndrojnë në krye të imazhit të tyre të internetit, vetëm se këtë herë do të jetë në dispozicion për të gjithë në Twitter. Sa i përket ‘Engage’ do të jetë në dizpozicon që sot vetëm për përdoruesit e iOS. Na vjen keq për fansat e Android.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0