Brexit trondit edhe industrinë e teknologjisë - Business Magazine Albania

Brexit trondit edhe industrinë e teknologjisë


Përveç institucioneve financiare, indekseve ndërkombëtare, dhe paundit britanik, shumë kompani nga industria e teknologjisë morën gjithashtu një goditje të papritur kur britanikët votuan referendumin për daljen nga Bashkimi Europian.

Bloomberg raportoi se bursa e Nasdaq kishte shënuar rënien më të madhe që nga 2011-ta. Por cili ishte impakti tek lojtarët e mëdhenj të botës së teknologjisë? Priceline pati zhvlerësimin më të lartë të aksioneve me 11.37 % ndjekur Twilio me 8.61 %, NetSuite me 8.45 % dhe Workday me 7.88 %.

Ja lista e rënies së aksioneve të disa prej kompanive më të mëdha të sektorit të teknologjisë:

Adobe: -4.17%
Alphabet: -3.80%
Amazon: -3.10%
AMD: -6.33%
Apple: -2.72%
eBay: -6.92%
Expedia: -7.41%
Facebook: -2.61%
HP: -5.37%
IBM: -5.60%
Intel: -4.36%
Microsoft: -4.08%
Netflix: -3.48%
Oracle: -3.94%
PayPal: -4.31%
Qualcomm: -6.17%
TripAdvisor: -6.23%
Twitter: -3.58%
Yahoo: -4.08%

/PcWorld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0