Dyndja e investimeve kineze në Shqipëri zhvillim por kërkohet kontroll - Business Magazine Albania

Dyndja e investimeve kineze në Shqipëri zhvillim por kërkohet kontroll


Ekspertët thonë se dyndja e investimeve kineze në Shqipëri është e lidhur edhe me zhvillimet në ekonominë globale, vecanërisht rënien e interesave në tregjet financiare.

“Investitorë të rëndësishëm në Lindjen e Largët dhe Kinë kanë rezerva të mëdha likuiditeti. Në qoftë se më parë këto rezerva investoheshin në bonde të qeverisë amerikane apo aksione tani kinezët duan që në vend që të kenë letra me vlerë në duar duan kompani që prodhojnë”, shprehet Ardian Hackaj, Drejtori i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Për Ilia Kriston ardhja e kapitalit kinez është një zhvillim i mirëpritur për ekonominë.

“Në çdo rast ky është një lajm i mirë por do ishte një lajm i mirë kur Shqipëria të jetë e qartë mbi detyrimet që merr përsipër dhe sa të sigurtë jemi që ato do t’i zbatojnë angazhimet që marrin në kushtet e investimeve të drejt për drejta të huaja”, thotë Ilia Kristo, Profesor i biznesit ndërkombëtar, fakulteti i Ekonomisë.

Ndaj sipas ekspertëve, Shqipëria duhet të vendosë një kontroll më të fortë mbi investimet e huaja për të shmangur përvojat negative të së shkuarës.

“Sepse dhe po i shitëm dhe 5 gjëra që na kanë ngelur, problemi është që investitorët duhet të provojnë sa eksporte gjenerojnë, sa vende pune krijojnë, sa vlerë krijojnë në vend, sa nuk ndotin mjedisin”, thotë Kristo.

“Duhen bërë kujdes nëse janë bazuar në Kinë, apo në Hong Kong dhe kemi prapë një lëvizje aksionesh në zona offshore” shprehet Hackaj.

Kompanitë kineze kanë blerë së fundmi dy nga koncesionet më të mëdha në vend, aeroportin e Rinasit dhe vendburimin e Patos Marinzës.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0