Këshilla për integrimin e të gjithëve në diskutimet gjatë mbledhjeve të punës - Business Magazine Albania

Këshilla për integrimin e të gjithëve në diskutimet gjatë mbledhjeve të punës


Kur diçka është e paprekshme dhe për këtë arsye e vështirë të gjykohet, ne ndonjëherë përdorim mënyra të shkurtra për të marrë një opinion se ku pozicionohet çdo individ. Nëpër mbledhje pune, sigurisht që të jesh ai që flet më shumë nuk të bën njeriun më të vlefshëm në mbledhjen e punës. Por kjo “zhurma” është shumë më thjeshtë që të gjykohet lehtësisht se inteligjenca, kështuqë, më shumë se ai i zgjuari, spikeri më konfident përfundon duke e dominuar diskutimin.

Kjo nuk është gjë e mirë për vendimmarrjen.

Por çfarë duhet bërë rreth saj? Si mund ta bësh mbledhjen më ‘mikpritëse’ edhe për tipat më të heshtur të cilët kanë nevojë të bluajnë mendimet e tyre para se t’u shpëtojë diçka? Në një artikull të fundit të revistës së Harvardit, bashkëthemeluesja e Stop Meeting Like This Renee Cullinan ofron disa këshilla (ajo gjithashtu e adreson artikullin për ta bërë mbledhjen sa më të shkompleksuar edhe për femrat dhe punonjësit që punojnë nga larg). Ja disa sugjerime:

1. Mos i bëj njerëzit që të ndihen të ftohtë

“Njerëzit ekstrovertë janë të lumtur kur marrin informacione në një mbledhje për të folur rreth thyre. Por njerëzit introvertë e bëjnë kontributin e tyre më tё mirë kur marrin kohë për të procesuar të dhënat e rëndësishme dhe hapësirën për të zgjedhur me kujdes dhe për të ndarë konkluzione të thella,” tregon Cullinan.

Për këtë arsye, është një ide e mirë që t’u jepni njerëzve kohë mjaftueshëm që çështjen për t’u diskutuar ta kenë në duar para mbledhjes. “Bëje me dije qëllimin e takimit, jep të dhëna të rëndësishme mjaftueshëm kohë përpara dhe listo pyetjet në lidhje me diskutimet e veçanta që planifikon të mbulosh,” këshillon ajo.

2. Ki besim te njerëzit

Mos merr me mend se nëse pjesëmarrësit më të qetë nuk po flasin kjo vjen sepse nuk kanë asgjë për të kontribuuar. Thjesht ata mund të mos gjejnë mundësinë për të folur. Kështuqë mbështetu tek ata. Cullinan sugjeron pyetje si: “Jane, nga diskutimi i deritanishëm, çfarë veçon ti për të sugjeruar?” ose “John, çfarë mendon ti se është ajo gjë që duhet të marrim në konsideratë e s’e kemi mbuluar ende?”

3. Mbaje bisedën gjallë

Çfarë ka rëndësi në shumicën e takimeve është cilësia e ideve, jo shpejtësia me të cilën janë prodhuar, kështuqë jepu mundësinë njerëzve që pas njëfarë kohe të konsideratave të bëra të ndajnë mendime të reja që mund t’u vijnë më pas.

“Qarkullo një përmbledhje të mledhjes dhe kërko ide që mund të kenë ardhur në mend pas mbledhjes,” shkruan Cullinan, që ofron këtë mbyllje të mundshme: “A ka ndonjë që ka mendime të tjera rreth situatës që pas takimit tё fundit? Nëse po, do më pëlqente shumë t’i dëgjoja.”

 

/Shkruar nga Jessica Stillman dhe publikuar në Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0