Menaxhimi Financiar është rruga juaj drejt suksesit, dhe e çdo pronar biznesi apo drejtuesi jo-financiar, pasi që ju mbështet në vendimarrjen tuaj në lidhje me blerjet dhe inventarin, shitjet dhe të ardhurat, punonjësit, pajisjet, kushtet financiare të kontratave qe lidhni me bashkëpunetoret tuaj, planifikimin e buxheteve etj.
AIEx me programet e reja për “Menaxhimin Financiar” synon të aftësojë pjesëmarresit në vlerësimin dhe kuptimin e bazave dhe disa prej kompleksiteteve në lidhje me standartet ndërkombëtare të raportimit dhe kontrollit financiar, së bashku me shpjegimin e terminologjisë, koncepteve dhe zbatimit të tyre.
Datat për këtë program:
Moduli i 1-rë: 29-30 Prill
Moduli i 2-të:13-14 Maj
Moduli 3-të: 17-18 Qershor
Për më shumë informacione apo për t’u regjistruar në këtë program 6-ditor “Menaxhimi Financiar për drejtues Jo-financier”, ju lutem na kontaktoni nëpërmjet e-mail: kosova@aie.al apo nr.celular: 049 343 400
RRITJA E DIJES TUAJ ËSHTË SHPËRBLIMI MË I MIRË I ÇDO INVESTIMI.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto