Raportimi Financiar është në funksion të informimit të palëve të interesit për pozitën dhe përformancën financiare, rrjedhën e parasë dhe perspektiven e vlerës së entitetit raportues. Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të pajisen me njohuritë bazë mbi raportimin financiar, leximin dhe interpretimin e pasqyrave
financiare.
- Të kuptuarit e kontekstit dhe qëllimit të raportimit financiar,
- Karakteristikat kualitative të informative financiare,
- Regjistrimi i transaksioneve dhe ngjarjeve,
- Përgatitja dhe interpretimi i pasqyrave financiare.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të pajisen me njohuri për:
- Qëllimin e raportimit financiar,
- Identifikimin, njohjen, matjen dhe raportimin e ngjarjeve financiare,
- Llojet dhe formatin e pasqyrave financiare,
- Interpretimin e pasqyrave financiare nga perspektiva e të gjitha palëve të interesit.
Trajnimi do të jetë interaktiv dhe mbahet nga trajner me pervojë në trendet bashkohore të menaxhimit të burimeve njerëzore. Përveç Certifikatës së trajnimit, secili pjesëmarrës do të pajiset me materiale shtesë të cilat janë udhërrëfyes për më tutje.
Trajnimi i dedikohet:
- Zyrtarëve të angazhuar në funksionin e raportimit financiar (kontabilitet, financa & auditim)
- Menaxhereve financiar, si dhe individëve të interesuar për këtë fushë
Data e trajnimit: 22-23 PRILL 2016
Çmimi për trajnim: 125 €
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto