Na vjen keq Televizor: një raport më i fundit sugjeron se YouTube arrin më shumë njerëz nëpërmjet telefonit se në çfarëdolloj rrjeti tjetër transmetimi ose kabllor.
Raundi i ri i kërkimit i autorizuar nga YouTube, por i realizuar nga një pale e tretë, sugjeron se platforma vazhdon të rritet pavarësisht rritjes së konkurrencës në tregun e videove online.
Ja cilat janë gjetjet kryesore të këtij studimi, të cilat u përmblodhën nga Ipsos, comScore dhe Nielsen.
YouTube > Kablli?
Sipas rezultateve të nxjerra nga firmat, YouTube tani arrin më shumë individë të moshave 18-34 vjeç dhe 18-49 vjeç, se sa çdo rrjet tjetër televiziv- transmetimi ose kabllor- në telefon.
Shikuesit e YouTube kënaqen edhe në dhomën e ndenjes gjithashtu
Mungesa e kabllove po vjen sigurisht në rritje. Por milenialët e rinj janë në fakt duke konsumuar më shumë video dixhitale nëpërmjet TV të lidhur me YouTube dhe të gjitha llojet e tjera të pajisjeve me energji elektrike që mundësojnë këtë gjë.
Më shumë se gjysma e individëve nga moshat 18-49 vjeç të survejuar thanë se ata kanë parë YouTube në TV e tyre.
Një pjesë shumë e konsiderueshme prej 90 % e individëve të po këtij intervali moshe thanë se ata përdorin një smartphone, atablet ose kompjuter ndërsa shohin TV.
Markat vazhdojnë të luajnë një rol të madh për platformën
Nuk ka asnjë sekret që brandet luajnë një rol vital në YouTube, ku shumë krijuesë shfrytëzojnë sponsorizimet dhe partneritetet për të nxjerrë përfitime.
Për konsumatorët kjo nuk përbën një problem. Raporti konkludoi se 61 % e atyre që abonoheshin te krijuesit e YouTube thanë se opinioni i tyre rreth një marke ishte i influencuar nga krijuesi që ndiqnin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.