Ftesë në trajnimin "Strategy, Formulation & Execution" në datat 30 dhe 31 Maj - EGNATIUM - Business Magazine Albania

Ftesë në trajnimin “Strategy, Formulation & Execution” në datat 30 dhe 31 Maj – EGNATIUM


Strategjia është udhërrëfyesi drejt suksesit të biznesit tuaj.

Nëpërmjet një strategjie të mirë hartuar dhe zbatuar, kompania jo vetëm mund të përmbushi me sukses qëllimet e saj në një treg tepër konkurues, por dhe mund të sigurojë një rritje të qëndrueshme dhe të përballojë me profesionalizëm çdo ndryshim të ndodhur, si edhe të përdori me efektivitet dhe eficencë burimet e veta.

Strategjia është një plan i mirëpërcaktuar nga menaxherët e niveleve të larta që duhet t’u komunikohet në mënyrë të qartë të gjithë punonjësve për të arritur objektivat e përgjithshme të kompanisë.

Në këtë trajnim dy ditor do të trajtohen me hollësi përkufizimi dhe roli i strategjisë në suksesin e biznesit, si të formulohet, testohet dhe eksperimentohet strategjia e përzgjedhur si edhe mënyrat e rishikimit të saj.

Gjatë dy ditëve të trajnimit do të mësoni:

  1. Të përkufizoni dhe zbatoni strategjinë, rolin e saj, si dhe të krahasoni strategjinë me taktikat.
  2. Të listoni funksionet e strategjisë dhe të krahasoni modele të ndryshme të strategjive.
  3. Të krijoni listën e strategjive dhe të tregoni se si të zgjidhni strategjinë e përshtatshme në rrethanat e duhura.
  4. Të zotëroni procesin e strategjisë i cili nuk lejon gabime me kosto apo humbje të kohës dhe të burimeve.
  5. Të kuptoni rolin e Balance Score Card (BSC1) në zbatimin e strategjisë dhe optimizimin e burimeve.

Informacion rreth trajnimit:  Trajnimi do zhvillohet në datat 30 dhe 31 Maj, nga ora 8:30 deri në 17:00 , në Sheraton Hotel, Tiranë.

Profili i Trajnuesit : Ali Kasa (Lektor i Asociuar, LLB (Hons), MCL, MBA në Sipërmarrje, CEM) është  President dhe Drejtor Ekzekutiv i Egnitus Holdings Pty Ltd me zyra në Australi, Malajzi, Arabinë Saudite, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri dhe ofron zgjidhje në zhvillimin e bizneseve në të gjithë botën. Ali ka më shumë se 13 vjet përvojë praktike në hapjen, menaxhimin dhe mbylljen e bizneseve. Përveç bizneseve të tij,  Ali jep konsulencë për drejtorët ekzekutiv, menaxherët përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e strategjive, aftesitë e të bërit biznes, planifikim skenari, planifikimin e fuqisë punëtore, BSC dhe modelim biznesi. 

Si të regjistroheni: Dërgoni kontaktet tuaja me email tek:Renato.Civili@egnatium.com, ose kontaktoni në : +355 69 70 79 808.

Tarifa e pjesëmarrjes: 399 USD.

  • Oferta për të regjistruarit e parë: 10% ulje nëse regjistroheni para datës 10 Maj.
  • Ofertë grupi: Kurseni 10% për regjistrimet në grup dhe kompanitë.
  • Ofertë speciale: E-learning falas për 10 regjistrimet e para. (Do të kurseni 199$).

Per me shume informacion rreth kompanise EGNATIUM, vizitoni :http://egnatium.com/official-training/strategy-formulation-execution-2/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0