The Cost of Poor Performance - Business Magazine Albania

The Cost of Poor Performance


Dy seminarë për të mos u humbur nga menaxherë të burimeve njerëzore, supervizorë dhe drejtues biznesi !

Kompania Egnatium do të organizojë në datat 9 dhe 10 Mars dy seminarë interaktive me temë “The Cost of Poor Performance” dhe “Be Your Own Boss”, në Hotel Diplomat, Tiranë. Egnatium është kompania e parë ndërkombëtare që ofron një paketë të plotë shërbimesh për bizneset, për të arritur një produktivitet të lartë dhe zhvillim të qëndrueshëm në treg. Paketat dhe zgjidhjet përfshijnë software, trajnime dhe konsulencë për t’i ndihmuar bizneset të arrijnë performancë  të lartë, avantazhe konkuruese dhe sukses afatgjatë.

Në datë 9 Mars, seminari me temë “The Cost of Poor Performance”, do të fokusohet si të vlerësoni koston e performancës së dobët në organizatën tuaj dhe të zbuloni praktikat më të mira si t’i menaxhoni në mënyrë efektive. Si të llogarisni koston financiare të performancës së dobët të stafit në organizatën tuaj. Do të mësoni cilat janë shkaqet kryesore të performancës së dobët dhe mënyrat se si t’i parandaloni ato.

Në datë 10 Mars, do zhvillohet seminari informues me temë “Be Your Own Boss”  ku do prezantohet një mundësi e re biznesi në treg dhe si mund të bëheni drejtues i biznesit tuaj Franchese në  Egnatium. Do njiheni me paketat dhe zgjidhjet që përfshijnë software, trajnime dhe konsulencë për t’i ndihmuar bizneset të arrijnë performancë të lartë.

Informacion për seminarin: Seminaret zhvillohen në datat 9 dhe 10 Mars 2016 në orarin: 16:30 – 18:30, tek Hotel Diplomat (pranë shkollës “Vasil Shanto”). Pjesëmarrja është deri në 30 persona. Nxitoni të rezervoni tani FALAS pjesëmarrjen me email në Renato.Civili@egnatium.com.

Për  më shumë informacion, vizitoni: http://egnatium.com/franchising/seminar/

Kontakt: +355 68 60 60 107

Web: www.egnatium.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0