Ja si të "pushojnë" nga puna rrjetet sociale - Business Magazine Albania

Ja si të “pushojnë” nga puna rrjetet sociale


Rrjetet sociale prej disa vitesh janë bërë “virale”, me postime të vazhdueshme të momenteve nga jeta jonë e përditshme. Por fatkeqësisht, jo të gjithë janë të aftë të bëjnë dallimin midis atyre postimeve të cilat janë të përshtatshme për rrjetet sociale, dhe atyre që nuk duhet të jenë aty.

Për një arsye shumë të thjeshtë: ato mund të të kushtojnë edhe punën.

Ju prezantojmë me disa persona të cilët e kishin “seriozisht” me gjykimet e tyre të postuara në mediat sociale…dhe rezultati nuk ishte edhe aq i pëlqyeshëm.

1. Punonjësja e “The Yelp” e cili postoi një artikull në Medium në lidhje me pagesën e saj të ulët.
Muajin e kaluar Talia Jane postoi një letër publike për CEO-n e Yelp, Jeremy Stopplemann në Medium, në të cilën ajo u ankua se kompania e paguante kaq pak saqë ajo ishte e detyruar të shpenzonte 80% të rrogës së saj vetëm për qeranë.
Jane nuk do t’i marrë me çeqet e pagesës në të ardhmen. Menjëherë pasi postoi letrën në Medium, ajo u informua nga departamenti i Burimeve Njerëzore i “Yelp” se veprimet e saj kishin dhunuar “Kodin e Sjelljes” dhe u pushua.

Jo për t’u çuditur, kësaj radhe në mediat sociale ndau me ndjekësit e saj në Twitter lajmin e pushimit nga puna.

2. Publicistja e cila “cicëroi” një shaka se ishte infektuar me AIDS para se të udhëtonte drejt Afrikës.
Justine Sacco, e cila ka qenë edhe drejtoresha e lartë e komunikimeve në kompaninë e medias IAC, e cila zotëron Tinder dhe The Daily Beast, po nisej për një fluturim drejt Afrikës së Jugut kur “cicëroi” si më poshtë:

“Për në Afrikë. Shpresoj të mos marr AIDS. Thjesht po bëja shaka. Unë jam e bardhë!”

Ndërsa ishte duke fluturuar, “cicërima” e saj u bë virale. Kur mbërriti, ajo ishte trendi numër 1 në botë në Twitter. Ajo u pushua nga puna shumë shpejt.

3. Komediani i cili “cicëroi” shaka në lidhje me tsunamin në Japoni.
Komediani Gilbert Gottfried ka qenë dikur zëdhënësi i Aflac Duck. Gjithsesi, pas disa shakave të shpenguara, “zëri” i tij i dalluar nuk ishte i mjaftueshëm për ta shpëtuar.

Ja postimet e tij në Twitter:

“Japonia më telefonoi. Më thanë ‘mbase ato shaka janë një hit në SHBA, por këtu, po mbyten.”

Ndërsa një tjetër:

“Japonia është vërtet e përparuar. Ata nuk shkojnë në plazh. Plazhi shkon te ata.
Në më pak se një orë pas postimit të këtyre “cicërimave”, Gottfried u çlirua nga angazhimet e tij me Aflac Duck.

4. Ish-futbollisti i “Ligës së Bejzbollit” i cili postoi në gjendje të dehur komente raciste ofensive gjatë një ndeshjeje.
Kini kujdes nga postimet kur keni pirë. Në 2010-ën, Mike Bacsik, një ish-futbollist i MLB (Majot League Baseball) i cili punonte si producent në një radio të Dallasit për transmetimet sportive, ishte i pranishëm në një ndeshje të NBA-së në të cilën San Antonio Spurs mundi Dallas Mavericks.

Pas lojës, Bacsik “cicëroi”: “Urime për të gjithë amerikanët e pisët në San Antonio.”

Edhe pse sipas raportimeve Bacsik ishte i dehur kur postoi “cicërimën”, kjo nuk ishte një justifikim i mjaftueshëm për punëdhënësin e tij. Shumë shpejt, ai e humbi vendin e punës.

5. E sapodiplomuara nga universiteti e cila “cicëroi” se sa shumë e urrente punën e saj të re.
Të mburreni për një ofertë pune në Twitter dhe të fyeni kompaninë që ju ofroi punë nuk është një lëvizje e zgjuar. Conner Riley, një 22-vjeçare e diplomuar në menaxhim informacioni, e zbuloi këtë në një mënyrë të keqe.

Pasi iu ofrua një pozicion nga kompania e teknologjisë “Cisco” në Kaliforni në 2009-ën, Riley “cicëroi”:

“Cisco sapo më ofroi një punë! Tani duhet të krahasoj përfitimet nga një rrogë e majme me udhëtimin e përditshëm për në punë në San Jose dhe të urryerin e punës.”

“Cicërima” e saj provokoi reagime në Twitter, duke përfshirë një ortak të ‘Ciscos’ i cili shkroi se do të ishte i lumtur t’ia kalonte ngushëllimet Departamentit të Burimeve Njerëzore. Mjafton kjo për të thënë se oferta e saj e punës u zhduk.

6. Punonjësi i “The Taco Bell” i cili “cicëroi” një foto të vetes duke urinuar mbi ushqimin.
Në 2012-ën, punonjësi i “Taco Bell” Cameron Jankowski postoi një foto ku shfaqej ai duke urinuar mbi një pjatë më naço. Ai më pas pretendoi se nuk e kishte shërbyer kurrë atë pjatë.

Postimi i tij solli inatin e pritur, dhe grupi i famshëm i hakerave Anonymous (i njëjti i cili pretendoi se qëndronte pas skandalit të hakerimit të Ashley Madison) u përfshi dhe hodhi në Youtube një video që përmante informacionin personal të Jankowskit.
Më pas, punonjësi u pushua nga Taco Bell. Në atë se mendonte se ishte një vendim i zgjuar, ai gjithashtu fshiu edhe llogarinë në Twitter.

7. Aktorja në Glee e cila ‘përfitoi’.
Kur Nicole Crowther, një perosnazh i shtuar në shfaqjen tashmë të anulluar të Fox, Glee, “cicëroi” se kush ishte shpallur princi dhe princesha e ballos së maturës në një episod që ende nuk ishte transmetuar të 2011-ës, bashkë-krijuesi i Glee Brad Falchuk iu përgjigj duke shkruar:

“Shpresoj të jesh e kualifikuar për të bërë një punë tjetër përveç argëtimit…Kush je ti që përfitosh nga diçka që njerëzve të talentuar u janë dashur muaj për ta krijuar?”

Edhe pse Crowther pretendon se nuk kishte punuar në atë episod dhe se e kishte siguuar atë informacion nga të tjerë, ajo u pushua nga shfaqja gjithsesi.

 

/Shkruar nga Carolyn Sun, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0