Aplikacioni i ri i Realitetit Virtual ju çon tani në një udhëtim imagjinar - Business Magazine Albania

Aplikacioni i ri i Realitetit Virtual ju çon tani në një udhëtim imagjinar


Një nga komponentët kryesorë që mungon nga eksperiencat e realitetit virtual është aftësia për të ndarë eksperiencat me të tjerët.

Tashmë një aplikacion i ri i quajtur vTime shpreson të reduktojë këtë hendek duke iu dhënë përdoruesve karakter të plotë “avatar” që të mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në mjedise virtuale në kohë reale.

Gjithçka që ju duhet për t’u angazhuar në një chat Realitet Virtual vTime është një smartphone dhe një kufje Samsung Gear VR ose një pajisje Google Cardboard.

Aplikacioni-i-ri-i-Realitetit-Virtual-udhëtim-imagjinar-businessmag

 

Mjediset që shfaqen janë të thjeshta në termat e asaj që zakonisht jemi mësuar të shohim prej eksperiencave VR, por si një aplikacion telefoni për takime virtuale, demostrimi me anë të videove është mbresëlënës.

Midis vendeve që tregohen, në të cilat mund të takohen deri në 4 përdoruesë në VR, janë një zjarr arktik, një festë në mbrëmje në Paris, një sfond pylli, një xhet privat në udhëtim, një litar për ngjitje në mal, një plazh tropikal dhe madje edhe një stacion hapësinor jashtë orbitës.

Aplikacioni-i-ri-i-Realitetit-Virtual-udhëtim-imagjinar-businessmag

Imagjinoni të udhëtoni bashkë me prindërit tuaj nga dhoma juaj e rehatshme e gjumit, ose të merrni një mini-sezon pushimesh në Paris me disa miq tuaj nga e gjitë bota, e gjitha kjo vetëm një kufje VR larg.

Sigurisht që grafikat nuk janë super realiste, por jemi vetëm në hapat e parë të kësaj teknologjie. Nuk do të vonojë shumë kur dikush të zhvillojë një version “Jeta e dytë” të teknologjisë VR, dhe më pas gjërat do të ndryshojnë vërtet.

Versioni Gear VR i aplikacionit u lançua në Dhjetor, por tani kompania po mirëpret përdoruesë të limituar për akses të hershëm në versionin Google Cardboard të aplikacionit.

Edhe pse mënyra më e mirë për të përdorr aplikacionin janë pajisjet e sipërpërmendura, ju mund ta përdorni edhe vetëm me smartphone-in, përsa kohë që bën pjesë në listën e zgjedhur, duke përfshirë smartphone-at Nexus, Samsung, LG ose HTC.

 

/Publikuar nga Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0