Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi mori pjesë këtë të mërkurë në Forumin e Biznesit dhe të Investimeve Shqipëri-Maqedoni, ku u shpreh se ky forum ka shënuar arritje përsa i përket shkëmbimit të informacionit lidhur me sektorët, të cilët janë përcaktuar tashmë në ligjin për investimet strategjike.
“Dy vendet rikonfirmuan hapje të madhe ndaj kapitalit dhe sipërmarrjes. U arrit të shkëmbenim informacion për zonat teknologjike dhe ekonomike me përparësi zhvillimi. Sasia e informacionit të këmbyer ishte e mjaftueshme për të nxitur bashkëpunimin në të ardhmen e afërt”, deklaroi Ekonomi.
Ministrja shprehu besimin e saj se, “ky fillim bashkëpunimi do të ketë një jetë të gjatë” dhe dha garancinë se “nga ana e sipërmarrjes shqiptare bashkëpunimi shihet me pozitivitet dhe me vrull për t’i bërë gjërat të ndodhin”.
Për artikuj të ngjashëm mund të lexoni edhe: Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë organizon eventin e biznesit:“Mision ekonomik në Shqipëri”
Delegacioni nga Maqedonia përbëhej nga anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, të cilat përfaqësonin fushat me më shumë potencial si: tregtia, infrastruktura, bujqësia, energjia, turizmi, manifaktura, agjenci imobiliare, etj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.