Albanian ICT Awards takim me studentët e Universitetit Europian dhe Shkollës së Mesme Profesionale Gjin Gazull - Business Magazine Albania

Albanian ICT Awards takim me studentët e Universitetit Europian dhe Shkollës së Mesme Profesionale Gjin Gazull


Një mision i ICTS media dhe atyre që besojnë në potencialin e trevave shqipfolëse në sektorin e teknologjisë së informacionit, për vite me radhë ky konkurs ka përmbushur qëllimin kryesor të identifikimit dhe shpërblimit të maratonomakëve të sektorit ICT në trevat Shqiptare.Ndërsa takimeve në kuadër të edicionit të katërt të Albanian ICT Awards, që kanë patur si qëllim informimin e aplikantëve potencial, po u vjen fundi, ka ngelur edhe një i fundit ai pranë Universitetit të Prishtinës pranë Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në datën 25 Mars në Universitetin e Prishtinës. Në ora 12:30 do të mbahet një workshop i hapur informativ me studentët e këtij institucioni edukimi për ti hapur rrugën edhe fundit të aplikimeve në datën 31 Mars Ora 23:59.

Po përpara se të mbahet ky takim në datën 25 Mars, Albanian ICT Awards zhvilloi dy workshope të tjera ditën hënë. I pari u mbajt pranë Shkollës së Mesme Profesionale Gjin Gazull në Prishtinë ku zuri vend prezantimi i Albanian ICT Awards me maturantët e kësaj shkolle.

Hapjen e takimit e bëri drejtorja e shkollës, Hajrie Shaipi, me një fjalë të rastit. Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen e ekipit të Albanian ICT Awards ishte pikërisht përgatitja e lartë dhe diapazoni i gjërë i studentëve të saj në fushat e teknologjisë së informacionit kjo e demostruar edhe nga pjesëmarrja e lartë.

Më pas vijoi takimi tjetër në Tiranë këtë herë me studentët e informatikës, Matematikës dhe Statistikës pranë Universitetit Europian. Hapja e takimi u bë nga Prof. Indrit Baholli ndërsa të ftuar ishin edhe anëtarja e jurisë së këtij viti në Albanian ICT Awards Prof. Anni Dasho Sharko dhe Mërgim Cahani, CEO i startupit të suksesshëm të motorit të kërkimit Gjirafa.com të cilët nuk ngurruan të ofronin mesazhe inkurajuese për tu bërë pjesë e konkursit mbarëkombëtarë.

Pas mbylljes së eve, e gjithë vëmendja do të kthehet nga juria e Albanian ICT Awards e cila duhet të përzgjedhë 7 fituesit e garës mbarëkombëtare që do të prezantohen në mbrëmjen Gala të datës 29 Prill.

/ICTSmedia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0