Standartet Kombetare te Kontabilitetit - Business Magazine Albania

Standartet Kombetare te Kontabilitetit


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin  “STANDARTET KOMBETARE TE KONTABILITETIT” në datat 6-7-8 Prill 2016, ora: 16:00 – 19:30

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë duke parë kërkesat për nje disiplinë të plotë dhe të shtrënguar financiare të sipërmarrjeve dhe enteve publike, për shkak të krizës së administrimit të borxhit në eurozonë e duke konsideruar kërkesat e shumta që i vijnë për trajnim të avancuar në fushën e Kontabilitetit, organizon Trajnimin “Standartet Kombëtare të Kontabilitetit”.

Ky trajnim synon të japë njohuri mbi standartet Kombëtare të Kontabilitetit të miratuara nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilstëve (IFAC), sikurse dhe të thellohet në diskutim mbi praktikat me të mira në Shqipëri për aplikimin e tyre. Eksperienca e madhe e Lektores do ti japë mundësi të gjithë të pranishmëve të
zgjerojnë shumë njohuritë e tyre në këtë fushë.

Lektor për këtë Trajnim do të jetë PROF. FLUTURA KALEMI.

KONTAKT
Për të marrë formularin e aplikimit, si dhe për informacione të tjera rreth trajnimit apo modaliteteve të pagesës, ju lutem kontaktoni në numrat e mëposhtëm:

_MS. ORNELA SULCE_
TRAININGS COORDINATOR

TIRANA CHAMBER OF COMMERCE AND INDUSTRY
DEPARTMENT OF PROJECTS AND TRAININGS
KAVAJA STREET, NO. 6 TIRANA/ALBANIA
TEL:  045 800 934
MOB: +355 695542443
E-MAIL: ORNELA_SULCE@CCI.AL
WEBSITE:WWW.CCI.AL 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0