“Intentional Living”, trajnimi ku fillon njohja e vetes! - Business Magazine Albania

“Intentional Living”, trajnimi ku fillon njohja e vetes!


Koha është një nga burimet tona më të çmuara. Por, a e keni pyetur veten ndonjëherë nëse ju e shpenzoni apo e investoni kohën tuaj? Çfarë ndodh kur investojmë kohën dhe paratë për zhvillimin tonë personal? Prej orës së parë fillon dhe vlerësohet gjithshka, merr një vlerë më të madhe. Pyetja ime është: Ku doni t’i investoni kohën dhe paratë tuaja?

Sa herë ju ka ndodhur të ndiheni keq për diçka që do të donit të kishit menduar, folur, marrë vendim apo vepruar ndryshe? Sa herë do të donit që të kishit kthyer kohën prapa dhe dhënë vetes mundësinë e duhur? Sa herë do të donit të kishit buzëqeshur apo qenë të lumtur në vend që të kalonit një ditë të zakonshme apo të tensionuar? Dhe sa pyetje të tjera të ngjashme??? Pa fund!

 

Zgjidhja është Intentional Living! Nese jeni te interesuar per te marre pjese ne kete trajnim lexoni per me shume ne linkun:

http://www.anilabashllari.com/artikuj/  Intentional Living – Trajnimi ku fillon njohja e vetes!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0