BB: Dixhitalizimi mund të zëvendësoje mbi 40 për qind të punonjësve në Shqipëri

BB: Dixhitalizimi mund të zëvendësoje mbi 40 për qind të punonjësve në Shqipëri


Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në Shqipëri është më e lartë se në disa vende të tjera të rajonit, si psh në Bullgari, Maqedoni, Serbi. Rekordin nga vendet në zhvillim e mban Argjentina, me rreth 60% të totalit.

Ne duhet të marrin avantazhet e duhura nga ndryshimet e shpejta teknologjike për ta bërë botën më me prosperitet dhe zhvillim. Kështu theksohet në raportin e Bankës Botërore mbi zhvillimin e teknologjisë dhe dixhitalizimin, që për shumë ekonomi botërore sjell më tepër zgjedhje dhe mundësi.
Mirëpo, njohuritë e ulëta për dixhitalizimin limitojnë edhe përdorimin e teknologjive dixhitale.

“Është e vështirë të përdorësh internetin , edhe mes të rinjve, më shumë se gjysma e tyre kanë një nivel nën mesatare të njohurive të dijes”- citon raporti.
Duke iu drejtuar Shqipërisë, raporti thekson se mungesa e njohurive e bën të pamundur pjesëmarrjen në një jetë produktive.Ndërsa nga ana tjetër, “fitimet” që përftohen nga dixhitalizimi, tregon raporti, i nxisin njerëzit në vendet në zhvillim, sikurse edhe Shqipëria, për të drejtuar ankesat e tyre në menaxhimin e sektorit publik, nëpërmjet shumë kanaleve tashmë.Nga një pikëvështrimi teknologjik, në Shqipëri përqindja e punonjësve që mund të zëvendësohen tërësisht nga kompjuterizimi është mbi 40%.
Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në Shqipëri është më e lartë se në disa vende të tjera të rajonit, si psh në Bullgari, Maqedoni, Serbi.Rekordin nga vendet në zhvillim e mban Argjentina, me rreth 60% të totalit.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0