Edicioni i katërt i Codefest, një ngjarje që do të ndodhë në Maqedoni, përshkruhet ndryshe si një maratonë kodimi për entuziastët e rinj të Teknologjisë së Informacionit. Këta studentë kanë mundësinë për të zhvilluar idetë e tyre për një kohë prej 32 orësh. Këtë vit, kjo ngjarje bashkon të gjithë pjesët përbërëse të Tekonlogjisë së Informacionit, jo vetëm studentët dhe profesionistët, por gjithashtu sektorin e biznesit, fushën e edukimit, startup-et dhe investitorë. Ky event do të mbahet në 15-17 Prill në hotelin Inex Gorica, Ohër, Maqedoni.
Këtë vit, Codefest përbëhet nga tre pjesë kryesore: Codeference – një konferencë teknologjike një ditore, Codefest Marathon – maratona e njohur e kodimit që zgjat 32 orë dhe CF X- Business Expo, një ekspozitë e përfaqësuesve të biznesit të Teknologjisë së Informacionit, Startup-e dhe institucione edukimi.
Eventi fillon në datën 15 Prill me Codeference, ku një numër folësish dhe panelistësh nga rajoni dhe bota do të flasin rreth temave të teknologjisë, inovacionit, marketingut dixhital, startup-eve, zhvillimit të biznesit dhe investimeve. Gjithashtu do të ketë një pasqyrim të situatës së zhvillimit të teknologjisë në Maqedoni dhe rajon, si edhe propozime për zhvillim më të shpejtë të situatës ekonomike dhe teknologjike. Folësit e parë janë prezantuar dhe ndërmjet tyre ka profile interesante nga Sllovenia, Polonia, Bullgaria, Kroacia dhe Bosnja Herzegovina. Konferenca është e hapur për të gjithë të interesuarit nga rajoni dhe regjistrimet kanë filluar. Për më shumë vizitoni faqen e internetit http://www.codefest.eu/codeference#Register.
Codefest Marathon përqendrohet vetëm tek studentët e teknologjisë dhe fushave të ngjashme, të cilët mund të marrin pjesë me një skuadër prej 2 deri 5 anëtarësh, pa parapërgatitje, vetëm me idenë që kanë. Ata duhet të zhvillojnë një prototip nga idea fillestare, gjatë maratonës 32 orëshe. Aplikimet për Codefest Marathon janë hapur deri në 15 Mars. Të gjithë studentët e interesuar mund të marrin pjesë duke aplikuar në http://www.codefest.eu/codeference#Register. Këtë vit kjo garë do të jetë e njohur ndërkombëtarisht, pasi Codefest është bërë pjesë e Major League Hacking. Në këtë mënyrë, pjesëmarrësit do të njihen ndërkombëtarisht. Maratona do të zgjasë nga 16-17 Prill në hotel Inex Gorica, Ohër.
Paralelisht me Codeference dhe Codefest Marathon, do të zhvillohet CF-X Business Expo, ku kompanitë, startup-et dhe institucione të tjera do të paraqesin punën e tyre dhe do të jenë pjesë integrale e eventit. Në ekspozitë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takojnë ekspertë, folës dhe përfaqësues kompanish. Qëllimi i kësaj ekspozite është krijimi i kontakteve midis talenteve dhe bizneseve. Të interesuarit që duan të marrin pjesë në këtë ekspozitë mund të aplikojnë në linkun http://www.codefest.eu/codeference#Register.
“Është një sfidë e madhe të përgatisësh evente të tilla, por në të njëjtën kohë ndjejmë përgjegjësi për interesin e shprehur nga komuniteti këto tre vite të zhvillimit të Codefest. Këtë vit ne do të synojmë të kemi një shpirt ndërkombëtar, me shumë përfitime nga të gjithë pjesëmarrësit. Me një eksperiencë tre vjeçare, ne besojmë se na pret një ngjarje fantastike.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.