Të gjithë sapo kanë aksesuar rrjetin social Facebook ditën e sotme janë ballafaquar me një mesazh deri diku të çuditshëm që shkruante: “Gëzuar Ditën e Miqësisë” Tani mund të pyesni çfarë është kjo ditë sepse në të kaluarën mund të mos e keni festuar asnjëherë.
Kjo ditë quajtur “Dita e Miqësisë” është zyrtarizuar nga vetë rrjeti social Facebook në përkujtim të datëlindjes së 12-të që nga themelimi. Me këtë rast, Facebook po krijon një video të personalizuar me një kolazh fotosh për të gjithë përdoruesit, i cili do t’u kujtojë sesa të rëndësishme janë marrëdhëniet mes miqsh.
Nëse imazhet e paraqitura në video nuk i pëlqeni, realisht mund t’i editoni në bazë të preferencave përpara se ta shpërndani videon në rrjetin social.
Facebook sot është “shtëpia” e plot 1.6 miliardë përdoruesve aktivë në muaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto