Të ardhurat në buxhet pritet të marrin goditje edhe këtë vit nga ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Nga Korça ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se nuk pritej që rënia e çmimit të arit të zi të vazhdonte edhe këtë vit.
“Përsëri edhe ky vit hyn me një goditje tjetër që morrëm nga çmimi i naftës. Përsëri nuk e kishim parashikuar se çmimi i naftës do të ulej në këto përmasa që është ulur tani. Përsëri ajo jep goditje në të ardhura”, tha Cani.
Por sipas Canit mungesa e të ardhurave nga rënia e çmimit të naftës do të kompensohet nga aksioni kundër informalitetit.
Megjithatë ne mendojmë që sivjet edhe pse kemi këtë goditje si rezultante e një sërë masash të tjerë, që nee quajmë aksioni kundër informalitetit do të japë efektet e veta përgjatë vitit 2016 edhe më të mëdha se sa kanë qënë në vitin 2015”, vijoi Cani.
Të ardhurat nga importet e naftës zënë një pjesë të rëndësishme në buxhet, dhe rënia e çmimit ndikon drëjtpërdrejt në nivelin e mbledhjes së TVSH. Ndërkohë pak ditë më parë ishte Banka Botërore e cila uli parashikimet për çmimin e naftës në bursa nga 51 në 37 dollarë për fuçi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.