Miliarderi rus, Mikhail Fridman, njoftoi ditën e sotme se ka investuar plot 200 milion dollar në startupin amerikan njohur të shërbimin e taksive, Uber shkruante agjensia e lajmeve Reuters. Megjithatë ai nuk bëri të ditur se sa përqind të aksioneve bart. Pak muaj më parë, Uber mori afro 5 miliard dollar investime. “Ne besojmë tek vizioni dhe aftësitë e ekipit të talentuar të Uber drejt ndërtimi të një kompanie lider në teknologjinë e informacionit,” u shpreh Fridman. Në Janar, mediat ruse shkruanin se edhe miliarderi tjetër, Alisher Usmanov kishte investuar miliona dollar tek Uber.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.