Roboti i ri i ‘Google’ është tashmë më shumë njerëzor - Business Magazine Albania

Roboti i ri i ‘Google’ është tashmë më shumë njerëzor


‘Google’ ka njoftuar se roboti i tij i famshëm është përditësuar me disa funksione të reja, të cilat e bëjnë atë edhe më njerëzor.

Atlas-i, roboti humanoid i krijuar nga ‘Alphabet’ (Google, Tech30) i kompanisë Boston Dynamics, mund të hapë dyert, të ekuilibrohet kur ecën në dëborë, të ngrihet pasi rrëzohet dhe të marrë e të transportojë sende në distanca të ndryshme.

Versioni i ri i Atlas-it është më i vogël dhe më i shkathët se paraardhësi i tij. Ai është plotësisht i lëvizshëm, ndërsa i pari ishte thjesht një kompjuter.

Atlas-i është krijuar për të kryer shërbime në fatkeqësi dhe vende të pasigurta për njerëzit, p.sh për riparimin e një dëmtimi në nuklearët bërthamorë.

Versioni i ri i Atlas-it është produkt i shtatë ekipeve hulumtuese në fushën kompjuterike nga e gjithë bota, të cilët janë kontaktuar nga ‘Google’ të zhvillojnë softuerë për t’i dhënë Atlas-it një tru më të mirë.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0