George Soros paralajmëron një stuhi...?!

George Soros paralajmëron një stuhi…?!


George Soros paralajmëroi për një “stuhi” në horizont, gjatë forumit ekonomik në Sri Lanka.

Miliarderi thotë se tregjet globalë financiarë po përballen me një krizë dhe investitorët duhet të jenë të kujdesshëm. Kina po përpiqet të zbulojë një platformë të re të rritjes, dhe zhvlerësimi i juanit kinez i transferon problemet në pjesën tjetër të botës. Një kthim në norma pozitive të interesit po përbën një sfidë në botën në zhvillim, dhe sipas miliarderit hungarez, mjedisi i tanishëm ka ngjashmëri me 2008-ën.

Tregjet e valutave, aksioneve dhe lëndëve të para, kanë regjistruar rënie të konsiderueshme në javën e parë të 2016-ës. Juani në zhvlerësim po i shton shqetësime ekonomisë kineze ndërkohë që zhvendoset nga investimet e prodhimi në konsum dhe shërbime. Thuajse 2.5 trilionë dollarë janë fshirë nga vlera e titujve globalë gjatë ditëve të para të tregtisë, ndërsa rënia prej thuajse 7% në bursën e Shanghait ka ndaluar tregtinë gjatë sesionit të djeshëm. “Kina ka një problem të madh në përshtatje. Do të thoja që kjo e çon në një krizë.

Në tregjet financiarë shoh një sfidë serioze që më kujton krizën e 2008-ës”, tha George Soros në forumin ekonomik në Sri Lanka. Firma e fondeve mbrojtës e George Soros është rritur mesatarisht me 20% çdo vit nga 1969- 2011-ën , dhe miliarderi vlerësohet se ka një pasuri prej thuajse 27.3 miliardë dollarë. Ai e nisi karrierën e tij në New York City gjatë 1950-ës dhe fitoi reputacion për aftësitë e tij investuese në 1992-shin, ku fitoi 1 miliardë dollarë në një bast që thuhet se “theu” Mbretërinë e Bashkuar, duke e detyruar atë të zhvlerësojë paundin.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0