Në CES-in e vitit të kaluar u prezantua Belty, diçka jo dhe aq e bukur që kishte për qëllim të gjurmonte ndryshimet në belin tuaj si një mjet për të dhënë të dhëna shëndetësore. “Ajo ishte e shëmtuar.” Janë shprehur shumë nga përdoruesit. Tecshot.Al raporton se këtë vit Samsung është duke u përpjekur të sjellë diçka të ngjashme, dhe ajo ja arriti mrekullisht.
Rripi i zgjuar Samsung duket i padallueshëm nga një rrip standard, por përmban një sërë sensorësh të përfshirë në pjesën e prapme dhe një portë mikro USB për t’a karikuar në anën e saj.
I quajtur Welt, pajisja është bërë nga një ekip brenda Creative Lab nga Samsung, i cili është një inkubator që lejon punonjësit e kompanisë të luajnë me ide ambicioze dhe t’i kthejnë ato në startupe me të drejta të plota.
Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto