“Twitter” ka njoftuar se po planifikon të rrisë limitin e cicërimave ose statuseve të saj nga 140 që është aktualisht në 10 mijë.
“TechSot.al” mëson se kjo veçori e re pritet të vihet në jetë brenda tremujorit të parë të vitit 2016.
Cicërimat do të shfaqen në kohështrirje me 140 karaktere dhe duhet të klikoni mbi to që të shfaqet i gjithë teksti.
Ky ndryshim vjen në kuadër të projektit të ri të Twitter-it për të rritur numrin e përdoruesve.
/Ky artikull u publikua së pari nga Techsot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto