Kjo kompani teknologjike ju lejon të shihni përmes mureve

Kjo kompani teknologjike ju lejon të shihni përmes mureve


Kompania Vayyar e përdori pjesëmarrjen në CES* në las Vegas javën e kaluar për të prezantuar një teknologji sensitive 3-D, një risi në imazherinë 3-D që ju lejon të shihni përtej një numri të caktuar materialesh.

Ndërsa mendimi yt i parë mund të jetë një palë syze të teknologjisë së lartë që shikojnë tejpërtej të përdorura për spiunim, kjo teknologji është e dizenjuar për çdo gjë. Në fakt, kompania me bazë në Izrael shpreson t’i përdorë sensorët për të ndihmuar në avancimin e gjërave si për shembull ekzaminimi i kancerit. Me përdorimin e sonsorëve të pamjes doktorrët do të ishin të aftë që jo vetëm të diagnostikonin diçka si kanceri i gjirit, por gjithashtu do të merrnin edhe një pamje të qartë 3-D e pamjes së tumorit, gjë e cila do t’i lejonte të bënin një vendim më të plotë në opsionet e trajtimit.

Për të funksionuar, ai krijon imazhe duke dërguar një sinjal mikrovale me fuqi të ulët, dhë më pas duke përdorur algoritmin përkatës për të krijuar një imazh bazuar në reflekset nga ato sinjale.

Ndërsa mund të jetë një risi në fushën e mjekësisë, teknologjia përdoret gjithashtu edhe për gjëra si vështrimi mespërmes një muri për të parë çështjet strukturore në orgnanizatë, për të vëzhguar vendndodhjen e dikujt dhe shenjat jetësore ndërsa ata ecin në një shtëpi “të zgjuar” ose për monitorimin e ushqimeve. Mundësitë janë të pafundme.

Teknologjia e Vayyar është e mbështetur nga financimi. Në dhjetor ajo shpalli një raund prej 22 milionë $ financim, që u drejtua nga Walden Riverwood, gjithashtu edhe nga ushëheqësi i fushatës së parë të financimit, Battery Ventures. Të tjerë investitorë përfshijnë Amiti Ventures, Israel Cleantech Ventures dhe Bessemer Venture Partners. Kompania aktualisht ka mbledhur një total prej 34 milionë $ dhe planifikon të përsorë raundin më të ri të financimit me kapital për të përshkallëzuar ofertën e saj të ndërmarrjes.

Ndërsa përsa i përket kohës se kur mund të asistojmë hedhjen në treg, kjo varet nga partneriteti që Vayyar është i aftë të gjejë. Kompania po shpreson të gjejë partnerë për të sjellë në treg disa edhe nga shërbimet e tjera në treg, ndërkohë që planifikon në nxjerrjen e një skaneri shtëpiak nën një emër tjetër.

*Shpjegim i CES-E njohur gjithashtu si Consumer Electronics Show, është panair i njohur ndërkombëtarisht për pajisjet elektronike dhe teknologjike, i cili tërheq kompanitë më të mëdhaja dhe profesionistët më të mirë në industri. Shfaqja e përvitshme mbahet në Janar në Las Vegas Convention Center në Las Vegas, Nevada, SHBA. E mbështetur nga Shoqata për Produktet Teknologjike (Consumer Technology Association), jo i hapur për publikun, ai bën një prezantim të hershëm të produkteve dhe lançimeve të produkteve të reja.

https://www.youtube.com/watch?v=TLjUK-teB8o

 

/Artikulli u shkrua nga Emily Price, Publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0