Viti i ri ka pasur një fillim të madh sa i përket fansave të teknologjisë mobile, duke vazhduar kështu me një nga shfaqjet më të mëdha të industrisë, CES 2016, i cili përfundoj javën e kaluar. Disa javë më vonë do takohemi me MWC dhe më pas do shohim eventet e industrive që mbahen për vit dhe këtë rradhë do të fokusohemi tek kompanitë që janë mbrapa platformave mobile më të mëdha: Microsoft Build, Google I/O, dhe Apple WWDC.
Sa i përket Google pak orë më parë ka bërë të ditur datën se kur do të mbahet Konferenca I/O për zhvilluesit. Eventi do të mbahet tek Amfiteatri Shoreline më datë 18-20 Maj.
Kompania zakonisht e përdor këtë konferencë për të prezantuar versionin e rradhës të Android, i cili për momentin njihet vetëm si “Android N” dhe disa projekte të tjera. Disa po spekulojnë që tani se këtë vit në axhendën e tij, Google, do të flasë më tepër për makinat që ngasin vetën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto