Startup Europe Week, një këndvështrim 360 gradë mbi Startup-et mbërrin në Tiranë!

Startup Europe Week, një këndvështrim 360 gradë mbi Startup-et mbërrin në Tiranë!


 

Do të jetë java e parë e shkurtit, koha kur në mbi 40 shtete dhe 220 qytete të Europës do të zhvillohet Startup Europe Week. Ky aktivitet do të sillet këtë vit edhe në Tiranë nga Startups.al, komuniteti online i startup-eve shqiptare.

Startup Europe Week është krijuar për të përfshirë të gjithë rajonin e Europës në një program të fokusuar drejt startup-eve. Shumë iniciativa botërore janë krijuar për ti shërbyer sipërmarrjes.

“Zakonisht një event i këtij tipi ndjek modelin e Silicon Valley; prezantime, fjalime motivuese, networking etj. Por Europa është ndryshe dhe kërkon diçka më tepër kur dëshiron të krijosh një biznes. Diversiteti rajonal dhe hartimi i politikave lokale luajnë një rol të madh në formimin e startup-eve europiane. Rajonet europiane janë lojtarët kryesorë, për të ndihmuar sipërmarrësit në krijimin e një kompanie, për sigurimin e granteve ose ulje të taksave.” – shprehet Albi Zhulali, koordinator i këtij eventi.

Ështe zgjedhur data 2 Shkurt 2016, si datë organizimi në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Aktorë të rëndësishëm të ekosistemit të Startup-eve si edhe politikëbërës së bashku me folës të spikatur nga Gjermania dhe sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë nga fusha të larmishme të biznesit, do të jenë të ftuar për të prezantuar nismat e tyre, për të trajtuar problematikat dhe zgjidhjet e ofruara si edhe për të ndarë me publikun përvoja dhe fakte interesante të rrugës së tyre.

Pra, një këndvështrim 360 gradë mbi Startup-et!

Startup Europe Week – Tirana do të organizohet në datën 2 Shkurt 2016, ora 16:30 – 21:00 tek Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.

Aktualisht kanë konfirmuar praninë e tyre Zj. Milena Harito, Minister i Inovacionit, Z. Ermal Mamaqi, sipërmarrës dhe Z. Elton Ilirijani, Sipërmarrës. Ndërkohë që pritet konfirmimi nga shumë të ftuar të tjerë të cilët do ti prezantojmë në ditët në vijim.

Pjesëmarrja është FALAS por nevojitet Regjistrimi në linkun: https://www.amiando.com/sew-tirana
Kjo nismë ka nxitur interesim të gjerë në ambientin shqiptar të sipërmarrjes dhe biznesit. Business Magazine Albania është me krenari mbështetëse e këij aktiviteti të organizuar nga Startups.al.

Për më shume informacione, kontaktoni:
Albi Zhulali
Koordinator – Startup Europe Week – Tirana
tirana@startupeuropeweek.eu

 

*Startups.al-Startups.al është komuniteti online i Startup-eve në Shqipëri. Të informohemi rreth komunitetit tonë i cili po rritet kaq shpejt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0