Adidasi prezanton këpucët e futbollit pa lidhëse

Adidasi prezanton këpucët e futbollit pa lidhëse


Kompania e veshjeve sportive Adidas kërkon të ndryshojë këpucët e futbollit, duke prezantuar këpucët pa lidhëse.

Të parët që do të provojnë këto këpucë në fushën e lojës do të jenë kroati Ivan Rakitic, mesfushori i Barcelonës, dhe gjermani Mesut Ozil, mesfushori i Arsenalit, raporton TechSot.Al.

Lidhëset gjithmonë kanë pasur ndikim në pasimin dhe gjuajtjen e topit. Ato e bëjnë më të rëndë kontrollimin e topit nga lojtarët. Kështu që Adidas ka vendosur ta ndryshojë atë, duke lançuar këpucët ‘Ace16+ Purecontrol’.

Adidasi-prezanton-këpucët-e-futbollit-pa-lidhëse-businessmag

“Këto këpucë janë me të vërtetë shumë të rehatshme – Adidas ja ka arritur qëllimit!” – ka thënë kroati Ivan Rakitic, i cili do të veshë këpucët e reja në 23 Janar, në ndeshjen Barcelona – Malaga.

Sipas TechSot.Al, këpucët e reja kanë qënë nën prodhim që prej vitit 2014, dhe më pas Adidas i ka testuar ato për dy vjet me radhë. Dhe kjo është hera e parë që ato do të përdoren nga profesionistët në fushën e lojës.

Rakitic-it do t’i bashkohet edhe mesfushori i klubit anglez Arsenal, Mesut Ozil, i cili gjithashtu do të veshë këpucët këtë fundjavë kundër Chelsea-t.

“Gjatë gjithë karierrës sime jam munduar të minimizojë ndikimin e lidhësve në kontrollin e topit,” ka thënë gjermani Ozil. “Mezi po pres që ti provoj ato në fushën e gjelbërt.

Adidas kë njoftuar se një numër i kufizuar këpucësh do të shiten në publik në dyqane të ndryshme në Paris, Marsejë, Londër, Barcelonë, dhe Manchester.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0