Oracle zbardh dokumentin sekret, ja sa fiton Google nga Android

Oracle zbardh dokumentin sekret, ja sa fiton Google nga Android


Falë një avokati, tashmë ne e dimë tani se Google ka gjeneruar 31 miliardë $ të ardhura dhe 22 miliardë $ fitim nga sistemi operativ Android. Sipas Bloomberg, një avokat për Oracle bëri të ditur shifrat – për të cilat Google thotë se ishin konfidenciale dhe nuk duhet të shpalleshin publikisht – gjatë një gjyqi javën e kaluar në padinë e vazhdueshme midis dy kompanive.

Google i kërkoi gjykatësit të hartonte dhe nënshkruante transkriptin për shkak se avokati i Oracle ka zbuluar informatat nga dokumentet që Google thotë se ishin “vetëm për sytë e avokatit”, dhe vuri në dukje se kjo nuk do të prishë të ardhurat për Android.

“Google nuk publikon të ndara të ardhurat apo fitimet veç për Android dhe veçmas nga biznesi i përgjithshëm i Google-it”, kanë shkruar avokatët e Google në akuzë. “Këto të dhëna financiare jo-publike janë shumë sensitive, dhe bërja publike mund të kenë efekte të rëndësishme negative mbi biznesin e Google.”

TechSot.Al raporton se Oracle nuk foli mbi metodat që ka përdorur për të marrë shifrat që ajo tregoi lidhur me Android. Por në qoftë se shifra prej 31 miliard $ është e saktë, Google ka fituar më para nga Android gjatë gjithë ekzistencës së tij se sa ka fituar Apple fituara nga shitjet e iPhone në tremujorin e katërt të vitit 2015, kur ajo kapi 32.2 miliard $ të ardhura.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0