Nuk ka shumë rëndësi nëse po ndërtoni një biznes, një rrjet, ose miqësi, ju gjithmonë do të doni të keni rreth jush njerëz të vërtetë. Në fund të fundit, askush nuk ka dëshirë të punojë me një hipokrit. E njëjta gjë vlen edhe për ju. Edhe nëse nuk e keni marrë në konsideratë këtë gjë.
Në rast se po pyesni veten, “i/e vërtetë” do të thotë “aktual, real, i/e sinqertë, i/e ndershme.” Njerëzit e sinqertë janë pak a shumë të njëjtë si nga jashtë, edhe nga brenda. Për fat të keq, është një cilësi e vështirë për t’u dalluar. Problemi është se të gjithë ndërveprimet njerëzore janë relative. Ato janë të gjitha një funksion i asaj se si e perceptojmë ne njëri-tjetrin nëpërmjet lenteve tona subjektive.
Të qënit të thjeshtë është gjithashtu një cilësi e rrallë. Në një botë plot me trille hipokrite, personazhe virtualë dhe të fryrë, njerëz me frymë pozitive dhe me “markë të vetes”, ku çdo njeri dëshiron të ketë atë që nuk e ka, dhe më e rëndësishmja, askush nuk është i vullnetshëm të pranojë ndonjërën nga këto, po bëhet gjithmonë e më shumë e rrallë.
Për ta zbuluar këtë te vetja juaj, duhet të dini se si sillen këta njerëz.
1. Ata nuk kërkojnë vëmendje. Ata nuk kanë nevojë për përforcim konstant të egos së tyre. Ndërsa kërkuesit e vëmendjes kanë një “vrimë” të madhe për të mbushur, njerëzit e vërtetë janë tashmë të mbushur me vetëbesim dhe vetëndërgjegjësim.
2. Ata nuk janë të shqetësuar me faktin se duhet të pëlqehen. Nevoja për të qenë të pëlqyer e ka zanafillën nga pasiguritë dhe narcisizmi. Ajo krijon nevojën për të manipuluar emocionet tuaja dhe të të tjerëve. Njerëzit konfidentë dhe autentikë janë thjesht vetvetja. Nëse i pëlqeni ata, shumë mirë. Nëse nuk i pëlqeni, mrekulli sërish!
3. Ata mund të dallojnë se kur të tjerët po mashtrohen. Mbase publiku naiv mund të ‘mashtrohet’ lehtë, por njerëzit e sinqertë nuk janë ‘naivë.’ Ata i kanë këmbët në tokë dhe kjo u jep bazë nga e cila ata kanë kurajon të thonë se kur diçka nuk është mirë. Dhe kjo përbën një diferencë të madhe.
4. Ata ndihen rehat me veten e tyre. Në vitet e fundit të të 70-ve të tij, aktori Leonard Nimoy tha se ishte më shumë se kurrë afër të qënit rehat me veten e tij ashtu siç ishte edhe Spock. Pjesa më e madhe e jona luftojnë me këtë. Ashtu siç ka thënë edhe Henry David Thoreau, “Pjesa më e madhe e njerëzve bëjnë jetë të qetë në dëshpërim.”
5. Ata bëjnë atë që thonë dhe thonë atë që bëjnë. Ata nuk mundohen të rrijnë më shumë se ç’munden ose të ekzagjerojnë. Ata i realizojnë angazhimet e tyre. Ata nuk i analizojnë fjalët e tyre një për një ose të zbukurojnë të vërtetën.
6. Ata nuk kanë nevojë për shumë gjëra. Kur jeni rehat me atë që jeni, ju nuk keni nevojë për shumë gjëra të jashtme për të qenë të lumtur. Ju e dini se ku të gjeni lumturinë, brenda vetes suaj, të dashurve tuaj dhe punës suaj. Ju e gjeni lumturinë në gjërat e thjeshta.
7. Ata nuk ofendohen lehtë. Ata nuk i marrin gjërat shumë seriozisht, kështuqë ata nuk i keqkuptojnë ofendimet kur në fakt nuk pati asnjë nga këto qëllime.
8. Ata nuk janë tepër modestë ose mburracakë. Derisa ata kanë besim te pikat e tyre më të forta, ata nuk kanë nevojë që të mburren për to. Në të njëjtën mënyrë ata nuk shfaqin modesti false. Përulësia është një tipar poztitiv, por është më mirë të jeni të drejtpeshuar.
9. Ata janë konsistentë. Ju mund t’i përshkruani njerëzit e sinqertë si me peshë, solidë dhe substancialë. Derisa ata e njohin mirë veten e tyre dhe janë në prekje me emocionet e tyre të sinqerta, ata janë pak a shumë të parashikueshëm…në një kuptim të mirë.
10. Ata praktikojnë atë që predikojnë. Ata nuk ka gjasa t’i këshillojnë njerëzit të bëjnë gjëra që nuk do t’i bënin vetë. Pas të gjithave, njerëzit e sinqertë e dinë se nuk janë më të mirë se kushdo tjetër, kështuqë nuk është në natyrën e tyre të jenë të vetëkënaqur.
Të gjitha ato sjellje që në pamje të parë duken ndryshe nga njëra-tjetra kanë të njëjtën gjë në thelb të tyre:vetë-ndërgjegjësimin që është konsistent me realitetin. Njerëzit e sinqertë e shikojnë veten e tyre ashtu siç do t’i shihnin të tjerët nëse ata do të ishin vëzhguesë objektivë. Nuk ka shumë përpunim, manipulim ose kontrollim që zhvillohet ndërmjet “kokës” së tyre dhe atë që shikojnë dhe dëgjojnë njerëzit.
Në momentin që ju i njihni, njerëzit e sinqertë shfaqen të jenë më pak konsistentë me mënyrën se si fillimisht e shohin veten e tyre. Ajo që shihni, është ajo që merrni. Është e trishtueshme gjithsesi se në botën e sotme, një cilësi kaq e mirë është në risk. Jo vetëm që ë shtë e vështirë ta gjesh të të tjerët, por është e vështirë të jesh edhe vetë i/e tillë.
/Shkruar nga Steve Tobak, Publikuar në Entrepreneur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.