Marrëveshja e Fondit të Ballkanit Perëndimor sot në Kuvend

Marrëveshja e Fondit të Ballkanit Perëndimor sot në Kuvend


Ratifikimi i marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor(FBP) shqyrtohet të hënën në komisionet e përhershme të Kuvendit, ndërsa ratifikimi i saj pritet të miratohet të enjten në seancë plenare.

Marrëveshja synon financimin e projekteve të vogla dhe të mesme në fusha si arsimi, kultura, mjedisi, bashkëpunimi ndërkufitar, etj, përmes krijimit të këtij Fondi, një strukturë e përbashkët që synon nxitjen e procesit të integrimit europian, mbështetur në modelin e Grupit të Vishegradit. Palë nënshkruese të kësaj marrëveshje janë Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Serbia.

Vendet pjesëmarrëse në FBP kanë rënë dakord që selia e Fondit të jetë në Tiranë dhe drejtori i parë ekzekutiv, i cili qarkullon me rotacion 3-vjeçar, të jetë shqiptar.

Përpjekjet e mëdha të diplomacisë shqiptare u kurorëzuan me sukses duke arritur të sjellin për herë të parë në Shqipëri selinë e një nisme rajonale. Në një plan më të gjerë marrëveshja synon afrimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, duke stabilizuar më tej hapësirën e Evropës Juglindore. Ajo do të nxisë dialogun politik ndërmjet palëve, si dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, nëpërmjet takimeve në nivel politik dhe teknik në fusha me interes të përbashkët.

Gjithashtu,nisma do të kontribuojë në integrimin evropian të Republikës së Shqipërisë dhe do të afirmojë vlerat evropiane të saj në bashkëpunimin rajonal.

Qëllimi i Fondit është përmirësimi i marrëdhënieve dhe thellimi i bashkëpunimit me vendet fqinje në fusha të ndryshme, duke ndihmuar në ruajtjen dhe konsolidimin e paqes e të stabilitetit demokratik, me pikësynim final ankorimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE.

Marrëveshja do të miratohet nga vendet pjesëmarrëse në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm dhe do të hyjë në fuqi ditën kur instrumenti i fundit i ratifikimit do të depozitohet në Republikën e Shqipërisë. Një vend pjesëmarrës mund të tërhiqet nga marrëveshja në çdo kohë, por duke njoftuar vendet e tjera pjesëmarrëse gjashtë muaj përpara.

/ATSH/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0