"Kontabilist i Miratuar" (SKK & SNK) - Business Magazine Albania

“Kontabilist i Miratuar” (SKK & SNK)


Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), organizon për anëtarët e saj kurset përgatitore për “Kontabilist i Miratuar” (SKK & SNK) për sezonin 2016 (për profesionistët që përgatiten për Provimet e Aftësisë Profesionale), sipas kalendarit te mëposhtëm:

  • Trajnimi i III-të në Tiranë në datën 10 Shkurt 2016 (10-18 Shkurt 2016)
  • Kriteret e përgjithshme për të hyrë në Provimet e KM:
  • Të keni mbaruar arsimin e lartë në fushën e ekonomisë.
  • Të keni jo me pak se 3 vite pune, nga koha që jeni diplomuar.
  • Të keni minimalisht 3 vjet përvojë profesionale të dokumentuar, që vertetohet me librezën e punës dhe vërtetimin e sigurimeve shoqërore të paguara.
  • Të jeni trajnuar për Standardet Kombetare (SKK) dhe Ndërkombetare (SNK/SNRF) të Kontabilitetit qe zhvillohen nga Shoqata Profesionale.

Lidhur me pikën 4, SHKFSH organizon trajnimin 10-ditor, që do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, mbasdite nga ora 17:00 deri në orën 21:00. (9 ditë rresht pa ndërprerje + 1 ditë konsulencë një javë para provimit të parë)
Lektorë dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.
Në përfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATE të kryerjes së Kursit të gjithë pjesëmarrësit.
Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e regjistrimit.

Shënim: Rregjistrimet për pjesëmarrje mbyllen një ditë para fillimit të trajnimit.
*** Për t’u anëtarësuar në SHKFSH mjafton të plotësoni Formularin e Anëtarësimit online dhe të ndiqni udhëzimet që ju vijnë në email pas plotësimit të formularit.

Lutemi mos hezitoni të na kontaktoni për cdo pyetje që mund të keni,
Me urimet më të mira,

SHKFSH
Adresa: Blv. “Bajram Curri”, Kati i dyte, Pallati mbrapa shkolles se Baletit
Tel/fax: +35542227555
Web: www.shkfsh.org
Mail: info@shkfsh.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0