Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001. Sipas bashkisë së Kavajës, kompania do i japë jetë një projekti për rehabilitimin e përroit të Leshnicës me gjatësi 2.5 km, afër të cilit në lashtësi, sipas kryebashkiakut Rroshi janë ndeshur ushtritë e Pompeit, Jul Çezarit dhe Mark Antonit.
Sipas kryebashkiakut Rroshi projekti, do shmangë përfundimisht përmbytjet në këtë zonë dhe do i japë zhvillim turizmit. Ndërkohë 3 milionë euro për vënien në zbatim të këtij projekti bashkia Kavajë njofton se janë siguruar nga buxheti i bashkisë, donacione dhe grante. ”Shqiptarja.com” kontaktoi me përfaqësues të kompanisë “Vëllezërit Hysa” duke u interesuar lidhur me ofertën financiare që ata kishin paraqitur në KVO Bashkia Kavajë dhe me cilën kompani tjetër kishin garuar për fitimin e këtij tenderi. Por, megjithë premtimin e dhënies së një përgjigjeje, përfaqësues të kësaj kompanie nuk kanë sjellë asnjë përgjigje.
burimi: acp.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

