Ky startup u mëson kodimin dhe sipërmarrjen të burgosurve - Business Magazine Albania

Ky startup u mëson kodimin dhe sipërmarrjen të burgosurve


The Last Mile ka për qëllim t’u japë një shans të burgosurve për të fituar një punë, pasi ata janë liruar duke u mësuar sipërmarrjen, biznesin dhe aftësitë e zhvillimit web.

“Ne besojmë se të paturit një punë është çelësi për ri-hyrje të suksesshme dhe për të thyer ciklin e burgosjes.” tha Beverly Parenti bashkë-themelues i The Last Mile

Sipas disa llogarive, 76% e të burgosurve janë arrestuar sërish brenda pesë viteve të lirimit të tyre.

Në vitin 2010, Parenti, bashkëthemeloi The Last Mile me burrin e saj, Chris Redlitz. The Last Mile u frymëzua nga të burgosurit kur u takuan me Redlitz në burgun e Shtetit San Quentin në Kaliforni, ndërsa ai ishte atje për të dhënë një fjalim mbi biznesin dhe sipërmarrjen. “Pyetjet që ata bënë ishin shumë inteligjente dhe në shënjestër” kujton Parenti fjalët e bashkëshortit të saj. “Dhe disa kishin plane biznesi që donin t’ia dorëzonin atij.”

Redlitz dhe Parenti kishin qenë pjesë e skenës të startup-eve Silicon Valley për vite dhe kishin themeluar më parë biznesin akselerator, Kicklabs. Kur ata filluan The Last Mile në vitin 2010, hartuan një program për të pasqyruar inkubatorët dhe akseleratorët që gjenden në mësimet jashtë, duke përfshirë mënyrën se si të zhvillohet biznesi, se si të gjenden të ardhurat, se si të shkruhet një plan biznesi, dhe si të zhvillohet një strategji marketingu. Të burgosurit paraqesnin planet e tyre të biznesit në një audiencë me udhëheqës biznes dhe të burgosur të tjerë në ditët e demove.

Parenti dhe Redlitz ftuan CEO dhe themeluesë të vinin si lektorë të ftuar dhe vizitorë, duke përfshirë një vizitë nga Mark Zuckerberg vitin e kaluar.

Duncan Logan, themelues dhe CEO i akseleratorit të teknologjisë RocketSpace ishte një tjetër vizitor. Pasi pa demonstrimin e të burgosurit Chrisfino Kenyatta Leal, Logan i ofroi atij një punë që ai nuk do e kishte gjetur ndonjëherë po të ishte jashtë. Falë, pjesërisht, të një ndryshimi në ligj të Kalifornisë, Leal tashmë është menaxher i shërbimeve kampus në RocketSpace dhe ka punësuar një tjetër ish-të burgosur. (Leal ka shkruar për jetën e tij brenda dhe jashtë burgut, në një ese për Huffington Post.)

“Kur dikush lirohet nga burgu, gjasat për të filluar një kompani teknologjie një ditë është shumë e vështirë”, ka thënë Parenti. “Pra, ne i ndihmojmë ata të fillojnë praktika në kompani të ndryshme në komunitetin e teknologjisë në mënyrë që ata të kuptojnë se si të asimilojnë dhe të krijojnë një kulturë dhe gjithashtu se si funksionon biznesi.”

Në vitin 2014, programi u zgjerua për të shtuar një akademi kodimi për programin e tij të sipërmarrjes. Studentët ende zhvillonin një plan biznesi, por tani ata kanë aftësitë  e – HTML, CSS, JavaScript dhe WordPress-për të ndërtuar një faqe interneti.

“Është marrë si ide nga programi i sipërmarrjes dhe shkon në një nivel më tej”, ka thënë Parenti.

Natyrisht, të burgosurit nuk kanë qasje në internet, kështu që kodimi është pak më ndryshe sesa në akademitë e tjera koduese. The Last Mile ka krijuar një mjedis të simuluar duke patur të gjitha burimet e nevojshme në mënyrë që të mësojnë aftësitë e kodimit. Të burgosurit kanë redaktorë tekst dhe programe pasqyrimi, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të shohin nëse kodi i tyre është i saktë apo jo, ka shpjeguar Parenti.

Mungesa e qasjes në internet nuk është e vetmja mënyrë që kodimi i The Last Mile është i ndryshëm.

“Ka njerëz në program, të cilët kurrë nuk kanë parë internetin”, tha Parenti. “Ata kanë qenë të burgosur që prej kohësh dhe kurrë nuk kanë pasur një përvojë në internet.”

Në shtator, The Last Mile u lançua në tre burgje të tjera Kalifornian, duke përfshirë Folsom Women’s Facility.

“Struktura e femrave për mua është një qëllim personal për të cilën kam punuar që kur kemi filluar”, ka thënë Parenti. “Unë jam shumë i entuziasmuar në lidhje me mundësinë që iu jepet grave për të qenë të barabarta në teknologji.”

Shtatori po ashtu shënon fillimin e punës së The Last Mile. Të diplomuarit e programit të kodimit në The Last Mile në San Quentin do të kenë të drejtë të punojnë në shërbimet e zhvillimit të web-it për klientët nga jashtë që i punësojnë përmes programit. Të burgosurit do të fitojnë paga dhe do të jetë në gjendje të kursejnë para, ndërsa ata mësojnë aftësi të ndryshme dhe ndërtojnë një portofol të punës së tyre.

Misioni i The Last Mile ka qenë gjithmonë për t’iu dhënë të burgosurve aftësi relevante me shpresën se gjetja e një pune jashtë do i ndihmojë ata të qëndrojnë jashtë burgut. Por Parenti zbuloi se të burgosurit u ndihmuan edhe vetëm me faktin e vajtjes në këto klasa dhe mësimit të aftësive të reja.

“Kur janë në klasë ata harrojnë se janë të burgosur”, tha Parenti. “Kjo i jep jetës një kuptim në vendet më të errta.”

 

burimi: uncubed.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0