Qualcomm prezanton modemin “5G” - Business Magazine Albania

Qualcomm prezanton modemin “5G”


Qualcomm Inc. është një kompani Amerikane, ndërkombëtare e prodhimit të pajisjeve për telekomunikacion. Qualcomm njihet më së shumti për prodhimin e çipeve të telefonave dhe smartfonave. Selia kryesore e saj ndodhet në San Diego të Kalifornisë, dhe ka 224 qendra të tjera në të gjithë botën.

Qualcomm, kompania më e madhe prodhuese e çipeve për smartfona, ka prezantuar modemin e parë 5G.

Por problemi këtu qëndron se akoma nuk egzistojnë valët 5G, nëpërmjet të cilave mund të përdoret edhe modemi i ri.

BusinessMag raporton se i modemi ri quhet X50, dhe pritet të dalë në treg në fillim të 2017-s.

X50 do të funksiojë me etapat e para të zhvillimit të teknologjisë 5G, duke operuar në valën 28GHz milimetër, një shtrirje e re valësh që nuk është përdorur asnjëherë më parë. Shpejtësitë e shkarkimit të të arrijnë 5 gigabits për sekondë,” ka thënë Sherif Hanna, menaxheri teknik i marketingut të Qualcomm.

X50 është dizajnuar për pajisjet mobile dhe smartfonat, edhe pse më vonë mund të përdoret edhe për internetin në shtëpi.

Hanna pohon se emërtimi “5G” është paksa i tejzgjatur, dhe është bërë për arsye marketingu, sepse në fakt standarti global për 5G, i quajtur ‘5G NR’, nuk do të jetë gati deri në 2018-n.

/Qualcomm

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0