5 punët që prindërit tuaj nuk do t’i kuptojnë kurrë - Business Magazine Albania

5 punët që prindërit tuaj nuk do t’i kuptojnë kurrë


Shumë prindër nuk ia kanë idenë se çfarë pune bëjnë fëmijët e tyre të rritur çdo ditë. Por ata duan t’a kuptojnë gjithsesi.

Në studimin global të vitit 2016 nga LinkenIn, më shumë se 2/3 e 16,529 prindërish të anketuar nuk e shpjegonin dot mirë punën që bënin fëmijët e tyre.

Ja ku janë disa nga punët më të keqkuptuara në Amerikë (dhe jo vetëm) sipas studimit të LinkedIn, dhe si mund t’i shpjegohen ato më thjesht prindërve.

Veteriner

Prindërit që nuk e kuptojnë: 51%

Ata kujdesen për shëndetin e kafshëve dhe punojnë për të përmirësuar shëndetin publik.

Fashion designer

Prindërit që nuk e kuptojnë: 57%

Ata skicojnë veshje origjinale, aksesorë apo këpucë, zgjedhin materialin dhe modelet për çdo dizajn dhe japin këshilla se si të prodhoni dizenjot tuaja.

Software developer

Prindërit që nuk e kuptojnë: 58%

Ata dizenjojnë dhe rregullojnë teknologjinë që shumë njerëz përdorin çdo ditë, që nga aplikacionet e telefonit e deri te programet kompjuterike.

Sociolog

Prindërit që nuk e kuptojnë: 60%

Ata mësojnë për besimet e njerëzve dhe sjelljet e tyre duke bërë dhe duke analizuar anketime dhe intervista të ndryshme me ta.

Producent në radio

Prindërit që nuk e kuptojnë: 62%

Ata kontrrollojnë një show radiofonik, apo disa, duke zgjedhur muzikën, të ftuarit dhe kalojnë telefonatat në studio.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0