BE-ja do të sigurojë 25% të kapitalit dhe fton investitorët privatë të investojnë tre herë më shumë fonde, e cila do të sjellë madhësinë e fondit deri në 1.6 miliardë euro, sipas Carlos Moedas, Komisionerit Europian për kërkim, shkencë dhe inovacion.
Moedas e dha këtë deklaratë gjatë “Web Summit” që po mbahet në Lisbonë, një nga shfaqjet më të mëdha të startupeve teknologjike në Europë.
“Në Europë ne kemi një problem – kompanitë janë krijuar dhe janë blerë më pas nga fondet e kapitaleve nga pjesë të tjera të botës”, u ka thënë Moedas gazetarëve. “Pra, ideja është për të krijuar një fond që i lejon ata jo vetëm të krijohen në Europë por edhe të qëndrojnë në Europë.”
Moedas tha se nuk ka mungesë të kompanive të reja të krijuara në Evropë, por problemi është që të rriten edhe më shumë, pas fazës fillestare.
Komisioni Evropian ftoi të gjithë menaxherët e fondeve për të aplikuar për të udhëhequr fondin e ri të kapitaleve. Afati i fundit i aplikimeve është 31 janar 2017.
Burimi: reuters.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto