Zona ekonomike e Tetovës, një mundësi dhe privilegj mjaft i mirë për investitorët e huaj dhe vendas - Business Magazine Albania

Zona ekonomike e Tetovës, një mundësi dhe privilegj mjaft i mirë për investitorët e huaj dhe vendas


Në një video promovimi e realizuar së fundmi nga zona ekonomike e Tetovës mund të shihen mundësitë dhe privilegjet që sjell zona ekonomike e Pollogut për investitorët e huaj dhe vendas, derisa tashmë në këtë zonë ekonomike kanë nisur të punojnë dhe investojnë ndërkohë që Lear me investitorët Normak, që thuhet se është kryesisht investim amerikan, ka nisur punën derisa pritet që në fund të vitit të ardhshëm numri i të punësuarve të jetë deri në 3 mijë persona, gjë e cila do të zbusë papunësinë në Tetovë e rrethinë në numër dukshëm të madh.

Në këtë video të realizuar në gjuhën angleze dhe që është realizuar pikërisht për promovim jashtë vendit mund të shihen të gjitha mundësitë, video është xhiruar nga lart me dron për të parë hapësirat e zonës ekonomike si dhe ndërtimin e disa fabrikave që tashmë kanë filluar të punojnë aty, derisa pritet që edhe disa investime të tjera të kryhen në një periudhë të shkurtër kohore.

 

burimi: zhurnal.mk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0