Këtu përfshihen qasja në energji elektrike, regjistrimi i pronës si dhe marrja e kredisë.
Të dhënat që janë mbledhur në këtë studim vijnë nga analiza e veprimtarisë së sipërmarrësve në më shumë se 130 mijë kompani të ndryshme.
Më poshtë janë vendet që konsiderohen si më të mirat, ku mund të bësh biznes:
17. Belgjika: 94.49- Edhe pseBelgjika është renditur në vendin e 17-të të vendeve më të mira për të bërë biznes, ky vend vazhdon të ketë probleme me regjistrimin e pronës. Ky proces i regjistrimit kërkon rreth 56 ditë.
16. Mbretëria e Bashkuar: 94.58 – Mbretëria e Bashkuar ka një sistem mjaft të avancuar tatimor dhe për këtë arsye është pozicionuar në vendin e 16-të, pasi në raportin e Bankës Botërore, thuhet se ky vend i mbron mjaft mirë investitorët.
15. Suedia: 94.64 – Suedia ka punuar shumë që prona të transferohet lehtë nga një pronar tek tjetri dhe gjithashtu ka prezantuar një mekanizëm që raporton gabimet nëpër harta.
14. Estonia: 95.13 – Estonia është një vend mjaft efiçent për të hapur një dyqan. Nevojiten vetëm tre ditë e gjysëm që të kompletoni dokumentacionin për të filluar një biznes në këtë vend.
13. Kosova: 95.54 – Kosova ka shënuar progres përsa i përket pagesave të taksave me prezantimin e sistemit online për plotësimin e formularit për pagesa, TVSH dhe Kontribute. Ajo gjithashtu lejon më shumë shpenzime që të zbriten për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat e korporatave.
12. Xhamajka: 95.61 – Vetëm dy procedura nevojiten për të nisur një biznes në këtë vend, që zgjatin mesatarisht 10 ditë.
11. Korea e Jugut: 95.83 – Interneti i shpejtë dhe aksesi i lehtë në teknologji e ndihmojnë Korenë e Jugut të renditet në vendin e 11.
10. Irlanda: 95.91 – Gjithmonë është konsideruar si një vend i përkryer për të filluar një biznes dhe kështu sipas Bankës Botërore ky vend është renditur i 10-ti.
9. Armenia: 96.07 – Metodat e lehta në marrjen e kredive si dhe transaksioni i sigurt, e ka bërë Armeninë një prej vendeve të preferuara për të bërë biznes.
8. Gjeorgjia: 96.13 – Ka punuar shumë në mbrojtjen e investitorëve, duke u bërë një strehë për shumë biznese të suksesshme që operojnë në vende të ndryshme të botës.
7. Australia: 96.47 – Australia është një nga vendet më të mira në botë, ku lehtësisht mund të sigurohet leja për ndërtimin e ndonjë objekti për biznes.
6. Singapori: 96.49 – Singapori krijon lehtësira përsa i përket lejëve për ndërtimin e objekteve për biznes, si dhe procedurave lehtësuese online për blerje.
5. Azerbajxhan: 97.74 – Qasja në energjinë elektrike është shumë e lehtë në këtë vend, por edhe sistemi i avancuar i hartave digjitale, kanë ndihmuar këtë vend të tërheqë investitorë të huaj.
4. Maqedonia: 98.14 – Vendi fqinj me Kosovën ka bërë zgjidhjen e paaftësisë paguese më të lehtë duke ndryshuar procedurat e votimit për planet e ri-organizimit dhe lejimin e kreditorëve me pjesëmarrje më të madhe.
3. Hong Kong, Kinë: 98.20 –Hapja e një biznesi nëHong Kong është shumë pak i kushtueshëm dhe sistemi i regjistrimit të biznesit funksionon shumë mirë.
2. Kanada: 98.23 – Kanadaja cilësohet si një vend ideal për të filluar një biznes, ku vetëm për 36 orë mund të pajiseni me të gjitha dokumentacionet.
1. Zelanda e Re: 99.96 – Vendi ka bërë pagesën e taksave më të lehtë duke hequr verifikimin e tatimeve. Zelanda e Re gjithashtu ka ulur normat e tatimeve të kompesimit nga aksidentet paguar nga punëdhënësit. Zelanda e re mund të konsiderohet si parajsa për ata persona që dëshirojnë të fillojnë një biznes.
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto