Krijohet kompania Albgaz me kapital 100% shtetëror - Business Magazine Albania

Krijohet kompania Albgaz me kapital 100% shtetëror


Shoqërisë shtetërore të naftës Albpetrol do t’i shkëputet pjesa që ka të bëjë me gazin. Qeveria ka miratuar në 7 dhjetor, një vendim që krijon një kompani të re të quajtur “Albgaz”, e cila do të jetë me kapital 100% shtetëror. Kjo kompani sipas vendimit të qeverisë, do të funksionojë si një operator i kombinuar duke kryer veprimtarinë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të gazit natyror.

“Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Albagaz”, sh.a., do të jetë 359 068 000 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë. Kjo vlerë e kapitalit fillestar përfaqëson vlerën me të cilën do të zvogëlohet kapitali i shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., pas shkëputjes së njësisë së gazit”, thuhet në pikën 2 të vendimit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndjekin procedurat e nevojshme për:

a) regjistrimin e zvogëlimit të kapitalit të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., transferimin e vlerës së kapitalit të zvogëluar te shoqëria “Albgaz”, sh.a., si dhe përmbylljen e procedurave për regjistrimin e shoqërisë “Albgaz”, sh.a., në Qendrën Kombëtare të Biznesit;

b) emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërive “Albgaz”, sh.a. dhe “Albpetrol”, sh.a., duke respektuar kufizimet e përcaktuara në ligjin nr.102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”.

Deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm, aktiviteti i shoqërisë do të financohet nëpërmjet fondeve që do të sigurohen nga  marrëveshja e huas, e lidhur me shoqërinë “Albpetrol”, sh.a. dhe/ose fondet që siguron mbi bazën e marrëveshjeve me institucione financiare dhe/ose donatorë vendas apo ndërkombëtarë.

vendimi

 

burimi: kohajone.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0